Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Eleonora Rami, nxënësja e talentuar në pikturë dhe e pasionuar pas historisë

Sot në këndin e nxënësit në Portalin Shkollor Albas do të sjellim disa vizatime të nxënëses 12-vjeçare Eleonora Rami, e cila ka edhe plot talente të tjera të cilat i praktikon, kjo fal edhe shkollës ku mëson me një moto të veçantë!

“Të gjithë nxënësit janë të veçantë e plotë vlera. T’i ndihmojmë t’i zbulojnë, t’i pasurojnë e t’i përfitojnë së bashku”– kjo është motoja e shkollës 9-vjeçare “Bardhyl Popa”, në Elbasan. 

Një shembull i kësaj motoje është edhe nxënësja në klasën e 6-të, Eleonora Rami, së cilës i pëlqen shumë të pikturojë, të vizatojë dhe të aktrojë. Të gjitha pasione këto, që i praktikon gjatë kohës së lirë. Por ajo gjen kohë të merret edhe me sport, duke ndjekur një kurs volejbolli. 

Ashtu si gjithë fëmijët e tjerë, të cilët e kanë më përzemër një lëndë në shkollë, edhe Eleonorës i pëlqen shumë lënda e historisë; më shumë se të gjithë librat e tjerë shkollorë, më i parapëlqyeri i saj është ai i historisë. Ndërsa për librat jashtëshkollorë, zgjedhjet e saj janë të larmishme, i përkasin disa zhanreve. 

Më poshtë po ju paraqesim disa prej vizatimeve të Eleonora Ramit, të cilat për të thënë të vërtetën ne na u dukën si të ndonjë dizenjueseje mode!

I urojmë suksese! 

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Formate ku nxënësit mund të vlerësojnë vetveten ose njëri-tjetrin

Next Article

Dr. Ilsa Kraja: Prezenca e virusit Dorë-Gojë-Këmbë, çfarë duhet të dinë prindërit dhe edukatorët

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481