Elbasan, klasat digjitale realizuan orë të hapura

Në kuadër të nismës “Java digjitale” Sektori i Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimit pranë DAR Elbasan, në bashkëpunim me shkollat pilot të klasave digjitale, organizuan orë të hapura mësimi me pjesëmarrjen e prindërve, nxënësve dhe mësuesve të shkollave 9-vjeçare.

Qëllimi i kësaj nisme ishte promovimi i teknologjisë së re në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Të gjithë mësuesit e përfshirë në këtë projekt zhvilluan orët mësimore digjitale në klasat e dhjeta.

Gjatë këtyre orëve u vu re përkushtimi dhe serioziteti i pjesës më të madhe të mësuesve për të aplikuar teknologjinë e re.

Shfaqja e materialeve në tableta, shpërndarja e dokumenteve dhe mbledhja e detyrave të nxënësve, realizimi i minitesteve, puna në grup, dërgimi i mesazheve, janë tregues i përdorimit të mirë të platformës si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fabiana, boksierja shqiptarja luan për titullin kampion

Next Article

21 nxënësit e shkëlqyer të Tiranës

Related Posts