Ekspertët: Gepardët, drejt zhdukjes

Studime të ndryshme kanë treguar se 77% e territorit të gepardëve është jashtë rezervateve. Ekspertët paralajmërojmë se duhen marrë masa urgjente për të shpëtuar këtë krijesë të mrekullueshme dhe unike

Gepardi është kafsha më e shpejtë në tokë. Studiusit kanë deklaruan se gepardët duhet të shpallen si kafshë në rrezik dhe të merren masa për mbrojtjen e tyre. Vetëm 7100 gepardë kanë mbetur në planet, numri i tyre është ulur thuajse me shpejtësinë që karakterizon këtë kafshë të bukur.

Studimi i kryer nga shumë ekspertë tregon se gepardët kanë humbur 91% të territorit të tyre, që dikur shtrihej në të gjithë Afrikën dhe Azinë jugperëndimore. Mësohet se në Iran kanë mbetur vetëm 50 gepardë, ndërsa në Zimbabve, nga 1200 në vitin 1999, tani kanë mbetur vetëm 170.

Gepardi është një prej kafshëve që tregtohet më shumë ilegalisht dhe gjatë10 viteve të fundit, 1200 prej tyre u nxorën ilegalisht nga Afrika, por 85% ngordhën gjatë udhëtimit. Ekspertët thonë se rezervatet nuk mjaftojnë për të mbrojtur gepardët, të cilët përveçse janë gjitarët më të shpejtë, janë edhe ata që lëvizin më shumë.

Studime të ndryshme kanë treguar se 77% e territorit të gepardëve është jashtë rezervateve. Ekspertët paralajmërojmë se duhen marrë masa urgjente për të shpëtuar këtë krijesë të mrekullueshme dhe unike që sfidon ligjet e natyrës me vrapimin prej 120 km/h, duke merituar me të drejtë nofkën “motori sportiv i botës së kafshëve”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kompjuteri mund të imitojë shkrimin tuaj të dorës

Next Article

Ti dhe 21 vitet që janë mes nesh

Related Posts