Ekida Zefi, “Maturantja më e mirë e maturës shtetërore 2016-2017”

Ekida Zefi është vlerësuar si “Maturantja më e mirë e  maturës shtetërore 2016-2017”. Ajo ka studiuar në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës.

“Tre provimet e maturës shtetërore i kam marrë 10, si: Anglisht, Matematikë dhe Fizikë e Thelluar, ndërsa Letërsinë 9.8 dhe Biologjinë 9”, rrëfen ajo për Top Channel.

Që nga klasa e parë e deri më tani Ekida ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Notat e saj kanë qenë vetëm dhjeta dhe vajza mirditore ka prirje për shkenca.

“Ndonjëherë ndonjë 9 në fiskulturë, sigurisht përpiqesha më shumë të mësoja sesa të isha e përshtatshme fizikisht. Lexoj më shumë libra shkencorë pasi shkencat janë pasioni im”, thotë Ekida. 

Si  të gjithë maturantët, ajo tashmë ka aplikuar për studimet e larta dhe i ka idetë e qarta, ndonëse dëshira e saj ishte të studionte jashtë.

“Kam tentuar të aplikoj për universitet në Angli, por është e vështirë se duhen dy vjet kolegj dhe bursa nuk i mbulon të gjitha vitet e shkollës, kështu që do të vazhdoj në Shqipëri”, shton ajo.

Ekida ka bërë dhe përzgjedhjen e degës ku do të studiojë, madje është e sigurtë që do të jetë fituese.

E para është mjekësia e përgjithshme dhe më pas disa degë të Fakultetit të Shkencave. Kam siguri duke parë rezultatet e mia që do të fitoj”, thotë maturantja.

Ajo është vajza e parë e  dy prindërve, punëtorë të thjeshtë, të cilët janë nga Mirdita dhe që janë zhvendosur prej vitesh për të jetuar në Durrës. Vlerësimi i Ekidës si maturantja më mirë në të gjithë vendin i ka surprizuar.

“Jam shumë krenare. U habitëm, por Ekida e meriton sepse gjithmonë ka mësuar. Ajo studion pesë orë në ditë”, thotë e ëma e saj.

Ekida Zefi, përveçse nxënëse shumë e mirë e gjimnazit “Naim Frashëri”, në këto tre vite ka marrë dhe 16 dëshmi si fituese në olimpida të qytetit dhe ato në rang kombëtar.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

10 standardet bazë për një mësimdhënie efektive

Next Article

Planifikimi i një situate të nxëni duke përdorur TIK-un

Related Posts