Egërsia e një mashkulli që në thelb është frikacak

Pas publikimit të videos ku një burrë dhunonte ish-bashkëshorten, në prani të fëmijëve, reagon drejtorja e botimeve në Albas-group Rita Petro

Ah ata fëmijë me doçkat e tyre të vockëla që dinë të mbrojnë më shumë se shteti…

Kur dhuna ndodh sheshit… imagjinoni çfarë ndodh brenda shtëpive tona. Kjo është ajo çfarë ne shohim nga egërsia e një mashkulli që në thelb është frikacak, një frikacak që i trembet lirisë së vogël të nënës së fëmijëve të tij, që do të fitojë disa qindarka, por ato qindarka do jenë të sajat dhe ato qindarka do i japin asaj krenari.

Po ajo grua për të cilën shumë njerëz janë indinjuar sot, e vuan përditë këtë gjë dhe askush nuk do t’ia dije e s’i del në krah, madje as njerëzit e vet të afërt, se ky është mentaliteti primitiv shqiptar që po na mbyt të gjithëve nga pak përditë. Duhet të goditet sheshit kjo grua që shteti t’i dalë në krah si dhe rrjetet sociale.

Sa të mirë jemi ne të gjithë me viktimat, por në momentin që kjo grua e të tjera si ajo luftojnë përditë për përkrahje, ato janë gjithnjë vetëm. Dhe pastaj kur ndodh sheshit, rrihen, dhunohen apo më keq, vriten ububuuuuuu pëlcet gjithandej tre ditë hataja dhe pas tre ditësh ajo e mjera harrohet nga ligji i të fortëve që instalohet përditë nga politika e fjalëve false…politika socialeA kemi ne? Apo vetëm kush bën poza më të bukura sociale? Nëse do bëhej një tubim për të bërë presion te institucionet përgjegjëse, do të dilja me vrap (ndonëse tubimet nuk i parapëlqej shumë, se ndërrojnë destinacion rrugës dhe shndërrohen të gjitha në tubime politike).

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fier, nxënësit e shkollës “7 Dëshmorët” botojnë 2 gazeta

Next Article

Në moshën 13-vjeçare, 7 në 10 adoleshentë i largohen sportit

Related Posts