Edukim fizik, sporte dhe shëndet, detyra përmbledhëse për klasën I, III, VII, IX, X, XII

Teste për klasën I, III, VII, IX, X dhe XII në lëndën edukim fizik, sporte dhe shëndet, të hartuara nga Marjeta Kokona. Për të realizuar detyrën përmbledhëse, duhet të kemi parasysh zbatimin e disa hallkave kryesore të saj, që tregohen më poshtë.

Mësuesja Marjeta Kokona, e shkollës “Sinan Tafaj” në Tiranë, ka hartuar disa detyra përmbledhëse për të testuar dhe vlerësuar nxënësit në lëndën edukim fizik, sporte dhe shëndet. 

Këto janë teste për klasën I, III, VII, IX, X dhe XII. 

Për të realizuar detyrën përmbledhëse duhet të keni parasysh zbatimin e hallkave kryesore të saj:

  • Përmbajtja e detyrës: lidhet me karakterin seleksionues të veprimeve lëvizore për matjen e cilësive fizike ose të aftësive motore. Nëpërmjet kësaj detyre, mësuesi njihet me nivelin e përvetësimit të përmbajtjes së tematikave (dhe nëntematikave) të programit nga ana e nxënësve, në fund të një periudhe. Detyra duhet të jetë e thjeshtë në strukturë, e kuptueshme, motivuese dhe t’i përgjigjet një vëllimi të caktuar dijesh të përvetësuara nga nxënësit. Detyra duhet të shprehë nivelin konkret të arritjes së rezultateve të të nxënit në fund të një përiudhe. Këtu kemi parasysh që testi duhet të jetë sa i veçantë aq edhe përgjithësues për aftësitë lëvizore bazë, për aftësitë lëvizore sportive dhe edukimin shëndetësor. Detyra duhet t’u përgjigjet kushteve reale të bazës materiale, mjeteve mësimore dhe të terrenit sportiv të shkollës. Gjithashtu duhet t’i përgjigjet nivelit të zbatimit praktik nga ana e nxënësve mbi njohuritë e mësuara gjatë periudhës. Detyra duhet të ketë përmbajtje komplekse (me disa elemente lëvizore, cirkuit lëzivor, kombinacione lëvizore e ritmike, stafeta me e pa mjete), përmbajtje e cila e ndihmon mësuesin, për të njohur nivelin e përvetësimit nga nxënësit të një ose më shumë tematikave ose nëntematikave të planifikuara për atë periudhë. Detyrë e mësuesit është të këtë parasysh vëllimin e elementeve lëvizore dhe cilësinë e ekzekutimit të tyre, në përputhje me njohuritë e marra. Gjithashtu mësuesi duhet të ketë parasysh veçoritë moshore, biologjike dhe psikologjike të nxënësve:
  • Ngarkesa e detyrës: sasia e veprimeve lëvizore duhet të jetë në përputhje me kapacitetin fiziologjik e lëvizor të nxënësve, me qëllim që të mos ndikohet negativisht në cilësinë e ekzekutimit të tyre. Koha për realizimin e detyrës është 45 min, e përshtatshme për kapacitetin fizik të nxënësve me qëllim që të evitohet mbingarkesa në cilësinë e kryerjes së lëvizjeve. 
  • Zbatimi i detyrës: para zbatimit të detyrës, nxënësve u bëhet i qartë qëllimi i saj, shpjegohet me fjalë skica dhe bëhet demonstrimi i detyrës sipas veprimeve lëvizore ose elementeve të paracaktuara. Bëhen disa prova, me karakter njohës e pastaj fillon zbatimi i saj. Zbatimi i detyrës mund të jetë ose individual ose në grup, kjo në varësi të formës që zgjedh vetë mësuesi. Ajo kryhet në kushte optimale të përdorimit të mjeteve, të klimës, të terrenit sportiv e kurdoherë nën drejtimin e mësuesit. Në përfundim të zbatimit të detyrës përmbledhëse evidentohen rezultatet.
  • Vlerësimi i detyrës: në përputhje me rezultatin e arritur, çdo nxënës vlerësohet me pikë për çdo element të detyrës që ka realizuar, në përputhje me vlerat përkatëse. Tërësia e pikëve të elementeve jep pikët e përgjithshme, ku këto pikë, në tabelën e vlerësimit, konvertohen në përqindje. Konvertimi i përqindjes së arritur përkon me secilin nivel arritjesh (N1 nota 4, N2 nota 5-6, N3 nota 7-8, N4 nota 9-10). 

Në vlerësim të detyrës, mësuesit duhet të kenë parasysh cilësinë, saktësinë, shpejtësinë dhe shkathtësinë e lëvizjeve.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Teste përmbledhëse në lëndën dituri natyre, tremujori i parë, klasa IV

Next Article

Gëzuar 110 vjetorin pedagogjike, gëzuar "universiteti" im i parë!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427