Edhe pak ditë hapen dyert e shkollave për nxënësit

Dita e parë e shkollës nuk duhet ngarkuar emocionalisht për asnjë aktor të shkollës; as për nxënësit, as për mësuesit dhe as për prindërit. Mësimdhënia është një përgjegjësi, një detyrë dhe mësimnxënia është një e drejtë, një angazhim.

Dita e parë e shkollës është konsideruar gjithmonë si ditë e ngarkuar me gjëndje dhe përgjegjësi të ndryshme. Vit pas viti është ushqyer ideja që nxënësi duhet ta ndjejë veten si në festë ditën e parë të shkollës, ndërsa mësuesi në një ditë vrulli detyrash dhe ngarkesash.

Mirëpo a duhet konsideruar kjo ditë e tillë? Ç’festë duhet t’i presë nxënësit ditën e parë të shkollës dhe ku ndryshon dita e parë e punës së mësuesit me ditët e tjera të punës së tij?

Tradita e ditës së parë të shkollës ka çuar në krijimin e psikologjisë se kjo ditë është ndryshe. Nga kjo traditë nxënësi ngarkohet me emocione të panevojshme sikurse mësuesi ndjen trysninë e përmbushjes së detyrës dukshëm për t’u shfaqur.

Askush nuk përcakton dot drejtë se çfarë meriton të përmbajë dita e parë e shkollës përveçse orarit të mësimit (punës). Mësuesi duhet të strukturojë e paraqesë orët e mësimit dhe nxënësi duhet të jetë pjesëmarrës dhe aktiv në klasë duke nisur nga kjo ditë. Ditën e parë të shkollës fillon puna mësimore- edukative. Nuk nis asnjë festë.

Mësimdhënia është një përgjegjësi, një detyrë dhe mësimnxënia është një e drejtë, një angazhim. Arsimimi është një e mirë publike që ka nën rrezen e tij të benefiteve të ardhmen e një kombi. Ndaj për këtë proçes që shumë shpejt nis, për vitin shkollor 2019- 2020 nuk ka asnjë tagrin për t’a nisur si festë. Është PUNË dhe puna nis me një plan, me shumë objektiva arritjesh që synojnë një rezultat.

Për këtë arsye dita e parë e shkollës nuk duhet ngarkuar emocionalisht për asnjë aktor të shkollës; as për nxënësit, as për mësuesit dhe as për prindërit. Shpejt nis shkolla. Pikërisht rruga drejt dijes, profesionit, FORMIMIT TË NJERIUT TË SË NESËRMES.

Alma Mara

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Planifikim vjetor në lëndën e muzikës

Next Article

Ina Buçka nga Kuçova pagëzon librin e saj të parë me emrin “Poete pa dashje”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427