E shtuna, dita e trajnimeve në ambientet e Albas-it

Në mjediset e Shtëpisë Botuese Albas u mbajtën trajnimet e para për këtë vit të ri akademik. Trajnimi u organizua dhe u realizua nga stafi i Shtëpisë Botuese Albas dhe u zhvillua në formën e bashkëbisedimit mes autorëve të teksteve dhe të librave të mësuesit dhe mësuesve të shkollave të Tiranës. Në trajnim ishin të pranishëm mësuesit e gjuhës shqipe, të letërsisë dhe arteve, si dhe mësuesit e qytetarisë dhe të historisë.

Takimi u hap nga drejtoresha e botimeve Rita Petro, që është dhe njëkohësisht autore e tekstit të Gjuhës shqipe. Ajo u prezantoi të pranishmëve qëllimin e këtij trajnimi si dhe të trajnimeve të tjera që do të zhvillohen në Qendrën Albasoffice.

Znj. Petro theksoi se: “Digjitalizimi i teksteve vërtet duket si një proces i vështirë, për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme dhe vështirësive që paraqiten në shkolla të ndryshme, por të mos harrojmë se është e ardhmja e një shkolle moderne. Të mësuarit me tekste digjitale ia bën nxënësit mësimin më interesant, njohuritë merren nëpërmjet metodave interaktive të të mësuarit, ku njohuritë teorike gërshetohen natyrshëm me veprimtarinë e tij praktike. Tashmë nuk mund të kthehemi mbrapa, pasi tabela e zezë dhe shkumësi po zëvendësohen me tabelat multimediale dhe mësuesit avangardë do të jenë ata që do të punojnë të parët me këto metoda bashkëkohore.”

Fillimisht mësuesve iu prezantua nga specialisti i IT-së pranë portalit shkollor, Albi Dudija, libri digjital dhe u shpjegua mënyra e përdorimit të tij. Më pas pjesëmarrësit ndoqën nga afër një orë model të përgatitur nga mësueset Aleksandra Janaqi, Natasha Kalemaj, Evelina Doka, Iriana Papamihali, Eljana Brahja, të cilat shpalosën mundësitë që ofron tekstin digjital për një mësimdhënie bashkëkohore, materialet multimediale që gjenden në tekst dhe si mund të shfrytëzohen këto.

Gjatë takimit, mësuesit diskutuan nga afër me autorët e teksteve, Dhurata Shehri, Linda Mëniku, Sidita Gjipali, Tomi Treska e Menduh Dërguti për konceptet e reja shkencore dhe strukturën e re didaktike të teksteve digjitale. Trajnimi mori formën e një bashkëbisedimi, për shkak se mësuesit janë të njohur tashmë me platformën e librit digjital Albas me të cilin punojnë prej më shumë se një vit, dhe përplasja e mendimeve të ndryshme për koncepte teorike dhe mënyrën e dhënies së tyre për nxënësit, ishte mbresëlënëse. Në takim autorët diskutuan dhe për rëndësinë e integrimit konceptual të njohurive nga Gjuha shqipe me njohuritë nga Letërsia, si dhe me lëndët e tjera.

Mësuesit, e pasionuar për përdorimin e metodave bashkëkohore, ndanë me redaksinë e Albas-it ide e sugjerime, të cilat do të integrohen në tekste vitin e ardhshëm.

Duke qenë se emëruesi i përbashkët i punës së Albas-it është të punuarit me profesionalizëm, pasion dhe përkushtim, është pikërisht kjo që na bashkon me mësuesit, të cilët synojnë me çdo kusht të arrijnë te nxënësi përmes një të mësuari aktiv dhe përgatitjen e tij në bazë kompetencash.    

Trajnimi do të vazhdojë në ditët në vijim dhe mësuesit do të njoftohen në faqen portalishkollor.al për orën dhe lëndët përkatëse. Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 04 2319002 dhe 0697098026.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Inteligjenca artificiale, një potencial i rrezikshëm

Next Article

Photomath, programi që zgjidh ushtrimet e vështira

Related Posts