E ardhmja e kombit

Mësuese Drita Topjana sjell për Portalin Shkollor, dy krijime të saj, dy poezi. Njëra me titull “Atdheu” dhe poezia tjetër “E ardhmja e kombit”, në emër të simbolikës së 28 dhe 29 nëntorit.

ATDHEU 

Sa ëmbël tingëllon kjo fjalë!

Sa  dëshmorë për ty ranë? 

Stolisur për  bukuri,

e ka emrin Shqipëri.

Natyra të zbukuron,

ëndrrat tona na i zgjon.

Rinia larg po shikon,

estetikë për ty kërkon.

Këtë bukuri trëndelinë.

E njeh  bota anembanë.

Në Evropë lulja me emër.                        

Gjithë shqiptarët t’kanë në zemër!

Kurrë këto fjalë nuk do t’i lëmë 

brez pas brezi, fëmijët do t’i nxënë,

se jemi shqiptarë, kemi gjak shqiptari,

kjo është Shqipëria, ky është Atdhetari. 

E ARDHMJA E KOMBIT

Kërkon Shqipja, fëmijët e vet,

nipa, mbesa, gjakun krejt,

ikën jashtë, shtet më shtet,

lanë vendlindjen, shtëpinë shkretë.

Ku je shqiptar, ku je Rini?

Nëpër botë po përparon.

Pa mendo, për Shqipëri!                             

Eja, vendin tënd ta gëzosh. 

Ju nga vendi u larguat

shumë u plak kjo shoqëri,                                      

në dhe të huaj emigruat,                                            

i latë prindërit, në vetmi.

Veç për ju duke menduar, 

një herë në vit i keni takuar,                                    

por s`mjaftojnë, ato pak ditë,                                        

prindërit me mall ngarkuar.

U flet Shqipja, me dy krena,

në zemër ju kam ngahera.

Edhe ju në zemër më keni  

Po, në vendin  tuaj s`jeni.

Dhe pse u larguat në lule të rinisë,

ju festoni Përvjetorët e Shqipërisë.

Mëmëdhenë  n`vend t`huaj e doni,

shumë vendlindjen e vlerësoni.

Drita Topjana

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Portreti i Skënderbeut nga nxënësi Noel Lleshi

Next Article

Flamuri shqiptar në mesin e pesë flamujve më të vjetër në botë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427