Dy nxënëset që çelën ekspozitën e tyre të parë

Ilma Goga dhe Klea Xhemaj, dy maturantet e shkollës artistike Jakov Xoxa, çelën ekspozitën e tyre të parë personale. Kjo është një mbërritje e bukur e dy vajzave që dallohen jo vetëm për punën e talentin e tyre, por edhe angazhimin në veprimtari të larmishme artistike e sociale në shkollë.

Tek Ilma gjejmë gjurmë më të forta të realizmit dhe punimit të detajit, ndjeshmërinë e kurimit të ngjyrave dhe ngulmimin tek karakteri. Ndërsa Klea ka një qasje me nota aty ketu foviste e të tjera herë të ekspresionizmit apo ekspresionizmit abstrakt. Përplasje më të guximshme ngjyrash për ta bërë emocionin si tiparin kryesor që vë në lëvizje mendimin. 

Sigurisht, rruga është e gjatë dhe vajzat i presin përpara ende shumë përpjekje për të mbërritur tek vetja më e thellë e personale. Duke u uruar suksese në provime, frymëzim e përkushtim shprehim njëherazi edhe kënaqësinë tek shohim si rriten të rinjtë tek ne: artistikisht dhe frymërisht.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Në kërkim të arsimimit ideal për fëmijët disleksikë

Next Article

Shembuj ushtrimesh për lëndën e matematikës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427