Dy fjalë për rëndësinë e lojërave te fëmijët

Artikulli i mëposhtëm ju njeh me llojet e lojërave që duhet të zhvillojnë fëmijët e moshës 3-4 vjeç dhe rëndësinë e tyre. Përdorimi i lodrave mësimore PINO nxit kujtesën dhe zhvillon inteligjencën fëmijërore.

Lojërat lëvizore 

Lojërat lëvizore karakterizohen nga përdorimi i trupit në mënyrë dinamike. Qëllimi i tyre është që të arrihen gjendje emocionale të kënaqshme nëpërmjet ngacmimeve e stimujve ndjesorë nëpërmjet ngacmimeve e stimujve ndjesorë. Nëpërmjet lojërave lëvizore ulet tensioni dhe fëmija njihet me hapësirën, sendet e largësinë mes tyre, të cilat kanë rëndësi për zhvillimin tërësor të fëmijës.  

 Lojëra lëvizore janë: 

– lojërat e ekuilibrit-çekuilibrit (kërcime, rrotullime, kapërdima, rrëshqitje, rrëzime përtokë, kthime, lëkundje  etj.); 

– lojërat lëvizore aktive (hedhje, tërheqje, mundje, shtyrje); 

– lojërat për orientimin në hapësirën me dhe pa objekte (zvarritje, ecje, vrapim, kapërcime, hedhje topi…); 

– lojërat për ngacmime ndijore (ecje zbathur në sipërfaqe të buta, të forta, të ngrohta apo të ftohta, si dhe mbi materiale të ndryshme). Lojërat lëvizore, përveçse e zhvillojnë fizikisht dhe emocionalisht fëmijën, ndihmojnë edhe për të rritur sigurinë në vetvete dhe për ta bërë më të natyrshme shkëputjen nga nëna e për të mos u ndier të braktisur në çastin e ndarjes së mëngjesit me të. Gjithashtu, këto lojëra i aftësojnë fëmijën të vetëmbrohet dhe të rritin besimin te vetja. Lojëra të tilla janë kukafshehthi; e kapa, s’e kapa; ndërtimi i shtëpizave etj. 

Lojërat simbolike

Lojërat simbolike janë ato lojëra ku objektet nuk përdoren për funksionin që kanë, por si simbole të objekteve të tjera. Ato shërbejnë për evokimin e situatave të së shkuarës, për ngjarje reale dhe sidomos për ato ngjarje imagjinare. Kështu, duke krijuar dialogë, fëmija riprodhon situata që sheh nga të rriturit dhe ushtron imagjinatën duke ndërtuar realitete që nuk ekzistojnë ose duke i treguar një histori një shoku imagjinar. Përveç zhvillimit të të folurit, vihet re një përparim i dukshëm në shoqërizimin e fëmijës. Ai fiton aftësinë për të marrë parasysh edhe nevojat e të tjerëve, ndërsa përfshin në role plotësuese edhe fëmijët e tjerë ose të rriturit. 

Lojërat gjuhësore 

Lojërat gjuhësore janë një lloj i veçantë lojërash, të cilat mprehin aftësitë folëse të fëmijëve. Ato janë shumë argëtuese dhe të pëlqyeshme. Me anë të tyre, fëmijët bëhen të vëmendshëm, si dhe zhvillojnë aftësitë logjike e imagjinuese. Në to përfshihen lojërat e quajtura kashelashe ose gjëza, lojërat me telefon, loja Bëj sikur lexoj përrallën , lojërat me gjetje rime (dy vargje të thjeshta ku fëmijët gjejnë rimën e vargut të dytë, si ore-ore lulebore / kapemi përdore etj.), lojërat për artikulimin e mirë ( kali i kuq ka katër këmbë, këmbët e kalit janë të kuqe ), loja Kam një kungulleshë , lojërat me numërim gishtash ose lojëra me përplasje shuplakash, që shoqërohen me fjalë ose rima etj. 

Lojërat me rregulla 

Lojërat me rregulla paraqesin formën më të evoluar të lojërave dhe duhet të përmbushin dy kushte:

 – është e nevojshme që të ketë së paku dy pjesëmarrës konkurrentë me njëri-tjetrin;

 – sjellja e lojtarëve duhet të rregullohet nga një kod zakonisht i paracaktuar. Këto lojëra janë më të përshtatshme rreth fundit të fazës së grupmoshave parashkollore. Megjithatë, ka edhe lojëra me rregulla, siç janë dominotë e loja me letra, që mund të luhen lehtësisht nga fëmijët 3-4-vjeçarë, natyrisht nën drejtimin e mësuesit/es. 

Dy fjalë për lodrat Pino

Loja është një nga elementet më të rëndësishme për rritjen e fëmijës. Gjatë lojës, duke u kënaqur e duke u zbavitur, fëmijët mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre psikofizike dhe marrin njohuri, të cilat i shfaqin në mjedisin e tyre dhe në botën që i rrethon. Lodrat mësimore, siç janë PINO-t radhitëse, nxitin kujtesën matematike dhe zhvillojnë inteligjencën fëmijërore. Është shumë e rëndësishme që lodrat të jenë të sigurta. Lodrat PINO janë të ndërtuara prej druri natyror, i  cili është i parrezikshëm për shëndetin e fëmijëve. Druri i përdorur për ndërtimin e lodrave është i cilësisë së lartë, me aromë të lehtë, sipërfaqe të lëmuar dhe me viza të padëmshme. Cilësinë dhe rregullsinë e prodhimeve PINO e kontrollojnë laboratorët e certifikuar. Rezultatet e analizave dhe certifikatën për të gjitha produktet PINO mund t’i shihni në faqen e internetit www.albas.al.

Rudina Çupi, Udhëzues Metodik dosja Hop-Hop, Albas

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Themelohet “Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë”, synohet rritja e cilësisë së procesit arsimor

Next Article

Autoriteti i mësuesit është në rritje apo në rënie?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427