Dua të dal, prindërit më vënë orare për t’u kthyer në shtëpi

Pyetja e adoleshentit: Shokët dhe shoqet e mia shkojnë në festa dhe kthehen vonë në shtëpi, ndërsa prindërit e mi më vënë gjithmonë orar. Si mund t’i bind prindërit e mi?

Përgjigjja e specialistit:

Kjo ka qenë dhe do jetë një nga motivet kryesore të mospërputhjes së mendimeve mes prindërve dhe fëmijëve të tyre në adoleshencë. Por, ta kesh të qartë se prindërit e tu ndihen përgjgjës për ty dhe nuk mund ta shmangin këtë përgjegjësi vetëm për hir të shembujve që u tregon ti.

Sipas ekspertëve, në moshën 13-14 vjeç deri në 16 vjeç, orari i kthimit në shtëpi duhet të jetë ora 9-10 e darkës. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet bërë ndonjë përjashtim i vogël, në raste të caktuara.

Nëse lufton që prindërit e tu të mos vënë kushte të tilla që të bezdisin shumë, duhet ta dish që është një betejë e humbur që në fillim. Ndaj përpiqu të argëtohesh në maksimum brenda orarit të caktuar. Nuk të leverdis të humbësh kohë me debate të kota dhe as të rrezikosh pasojat e mosbindjes, që në një rast si ky, mund të jetë një dënim për të mos dalë deri javën tjetër.

(Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

10 pyetje “Barcelona” VS “Juventus”

Next Article

“Ndihem keq. Po më ndryshon karakteri?”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427