Për të parë ecurinë dhe dobishmërinë e trajnimeve të mësuesve në shkallë vendi, Portali Shkollor ka zhvilluar një intervistë me drejtorin e IZHA-s, Gerti Janaqi. Për të monitoruar në terren trajnimet dhe cilësinë e tyre, është ngritur një task forcë.
Z.Janaqi si po vijon trajnimi i mësuesve në shkallë vendi?
ZHVP e mësuesve është një komponent shumë i rëndësishëm në punën e institucionit tonë. Zhvillimi profesional i mësuesve mbulohet në pjesën më të madhe nga IZHA (Instituti i Zhvillimit të Arsimit) nëpërmjet trajnimeve të mësuesve të drejtuesve të rrjeteve profesionale, të drejtuesve të shkollave etj. Gjithashtu KAPT ka akredituar IAL-të për të ofruar trajnime cilësore me mësuesit. Me ngritjen e portalit të ri trajnime.arsimi.gov.al të gjitha modulet e akredituara nga agjencitë trajnuese janë hedhur në këtë portal rreth 419 module.
Në fillim u pa nevoja për përmirësim të mësuesve. Por sa i kanë përkrahur ata këto trajnime dhe sa i kanë shërbyer këto të fundit në pjesën praktike përballë nxënësve?
Trajnimi i mësuesve fokusohet më së shumti në zbatimin e kurrikulës, metodologjinë e mësimdhënies, vlerësimin e nxënësit, portofolin e nxënësve etj., dhe në këtë kuadër ato janë shumë të vlefshme për punën e përditshme të mësuesit. Mësuesit i kanë përkrahur shumë dhe vazhdimisht kërkojnë që të kryejnë trajnime cilësore dhe të vlefshme për punën e tyre duke pasur impakt të drejtpërdrejtë te nxënësi.
Çfarë temash (module) përfshijnë kryesisht trajnimet?
Trajnimet fokusohen më së shumti në zbatimin e kurrikulës me bazë kompetencat, metodologjinë e mësimdhënies, vlerësimin e nxënësit, nisma 3 lëndë në 6 orë, përdorimi i TIK në mësimdhënie, portofoli i të nxënit etj.
Nga cilët persona zhvillohen trajnimet?
Trajnerët janë specialistë të IZHA-s, pedagogë të IAL, por edhe specialistë të tjerë që kanë akredituar modulet e trajnimit, pra KAPT.
Si po i kontrolloni trajnimet apo si po i verifikoni ato?
Portali trajnimi.arsimi.gov.al krijon një mundësi shumë të mirë për të monitoruar të gjitha trajnimet e zhvilluara. Agjencitë kanë kalendarin e trajnimit për të cilin ne kemi informacion në kohë reale për trajnimet e zhvilluara. Gjithashtu mësuesit regjistrohen në portal, kështu që ne kemi informacion për çdo mësues që merr trajnime nga një agjenci e akredituar. Përpos kësaj një task forcë është ngritur me urdhër të ministrit për të monitoruar në terren trajnimet e kryera lidhur me cilësinë e tyre.
A pritet të rritet numri i mësuesve në trajnime?
Sigurisht që do të rritet, sepse ky është edhe qëllimi ynë. Sa më shumë mësuesi të zhvillohet profesionalisht aq më cilësor do të jetë ai në punën e tij.
Sa kredite i nevojitet çdo mësuesi në një vit?
Një mësues duhet të zhvillojë 3 ditë trajnimi në vit që do të thotë 18 orë trajnimi në vit apo 1 kredit.
Përveç krediteve çfarë kriteri tjetër plotësues do ta rendiste një mësues si më të mirin?
Sigurisht rezultatet e nxënësve. Standardet e mësuesit kanë përcaktuar qartazi se çfarë kompetencash duhet të zotërojë mësuesi për të qenë një mësues cilësor dhe efektiv në punën e tij.
Kur përfundojnë trajnimet e këtij viti dhe a do të ketë të tilla në vitet që do të vijnë?
Trajnimet janë të vazhdueshëm, janë pjesë e punës sonë.
Po për mësuesit ndihmës a janë caktuar trajnime specifike?
Po edhe për mësuesit ndihmës do të ketë trajnime sidomos për nevojat e nxënësve me aftësi të kufizuara. Kjo do të realizohet jo vetëm nga IZHA, por edhe në bashkëpunim me universitete dhe organizata të tjera.
Pak kohë më parë nga ana e Ministrisë së Arsimit është folur edhe për rëndësinë e shkollës për drejtuesit e shkollave, më saktë për diplomimin e tyre. Në cilën fazë gjendeni për këtë?
Në hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore.
Nanila Biçaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
743538 428966Hi there, just became alert to your blog through Google, and located that its truly informative. Im gonna watch out for brussels. Ill be grateful in case you continue this in future. A lot of men and women will probably be benefited from your writing. Cheers! 487117
536441 589522Hey there! Wonderful post! Please do tell us when we shall see a follow up! 315760