Drejtori ASCAP, Gerti Janaqi, lajmëron për orët e humbura të mësimit, ja se kur do zëvendësohen

Orët e humbura të mësimit, për shkak të ndërprerjes dy javore si pasoje e tërmetit të 26 nëntorit, do të zëvendësohen. Drejtori ASCAP, Gerti Janaqi, më poshtë ka folur më konkretisht për mundësitë se kur ato do të zhvillohen.

Gjatë një daljeje në media, Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Gerti Janaqi, ka njoftuar se orët e humbura të mësimit do të zëvendësohen për shkollat që, si pasoje e tërmetit te 26 nëntorit, ndërprenë aktivitetin e tyre mësimor. 

Sipas tij këto orë mund të zhvillohen gjatë ditëve të shtuna ose pas orëve të shtata me orare të shkurtuara. Por një mundësi janë edhe javët e fundit të muajit qershor. 

“Mund të ketë zëvendësime që janë pas orëve të shtata me orare më të shkurtuara; mund të bëhen zëvendësime ditët e shtuna, por edhe gjatë javëve të fundit të muajit qershor. Ne kemi udhëzuar Zyrat Arsimore që skenarët t’i zbatojnë në varësi të nevojave që kanë, të emergjencave dhe sigurisht që nuk mund të ketë një skenar imediat dhe të thjeshtë”- ka thënë Drejtori ASCAP, Gerti Janaqi. 

Sipas Janaqit Ministria e Arsimit do të nxjerrë një udhëzim të ri ku do të specifikohen datat.

“E rëndësishme është që shkolla ka filluar, normaliteti është kthyer dhe ne i sigurojmë të gjithë prindërit në Republikën e Shqipërisë, që pavarësisht vonesave të shkurtra për shkak të emergjencës, kjo është një situatë që do të kompensohet dhe shkollat kanë lirinë dhe fleksibilitetin për të marrë vendimet respektive për të mos cenuar asnjë orë të humbur të procesit mësimor”, është shprehur Janaqi. 

Ndërkohe 420 nxënës që vijnë nga familjet e prekura nga tërmeti kanë mungesë librash. Në këto kushte shtëpitë botuese dhe donatorë të ndryshëm kanë ndihmuar në pajisjen e tyre me tekste.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Albas sjell në shqip variantin e plotë të “Ana flokëkuqja” të autorit kanadez Lucy Montgomer-it

Next Article

Koha postmoderne dhe roli social i mësuesit

Related Posts