Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka njoftuar mbi shpalljen që çdo DRAP ka bërë për vende të lira pune për punonjës të shërbimit psiko-social në shkolla. Afati për kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në konkursin për pranim është deri në datën 10 nëntor.
“Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniveristar (DRAP) shpallin vendet e lira të punës për punonjës në njësinë e shërbimit psiko-social (psikolog/punonjës-social) në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar, në ZVAP-të në juridiksionin e tyre”, kështu ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar në faqen e saj zyrtare të Facebook.
Kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në konkursin për pranim duhet të dërgojnë deri në datën 10.11.2020, dosjet për konkurrim në DRAP-in ku ndodhet Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar (ZVAP) ku dëshirojnë të aplikojnë.
Për më shumë informacion mbi kriteret, dokumentacionin, kërkesat etj., klikoni linqet e mëposhtme për çdo DRAP:
DRAP DURRËS
DRAP KORCË
DRAP FIER
DRAP LEZHË
Dosjet dërgohen nëpërmjet shërbimit postar, sipas adresave dhe ndarjes territoriale si më poshtë:
N. Allkja Biçaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.