Dr. Senada Duli: Inteligjencat e shumëfishta dhe dobitë e tyre

Qëllimi i përdorimit të inteligjencave të shumëfishta, është që nxënësit të njihen me pikat e tyre të forta në procesin e të nxënit si dhe të identifikojnë inteligjencën domininate që ata disponojnë. Për më tepër artikulli ju njeh me llojet e inteligjencave të fëmijëve dhe dobitë e tyre.

Njohja e inteligjencave të shumëfishta

Qëllimi i përdorimit të inteligjencave të shumëfishta, është që nxënësit të njihen me pikat e tyre të forta në procesin e të nxënit si dhe të  identifikojnë inteligjencën domininate që ata disponojnë. 

Modele aktivitetesh të mundshme për tu realizuar bazuar në teorinë e inteligjencave të shumëfishta. Mund të përshtaten dhe ndryshohen sipas lëndëve përkatëse  dhe nevojave aktuale të nxënësve. 

1. Inteligjenca verbale linguistike 

Nxënësit me inteligjencë verbale linguistike i duan fjalët dhe i përdorin ato si një mënyrë  të menduari dhe për zgjidhje problemesh. Ata shkruajnë mirë dhe flasin shumë mirë. Ata i përdorin fjalët për të argumentuar dhe diskutuar. 

– Shkruaj për një ditë në jetën tënde.

– Shkruaj një model artikulli për një revistë. 

– Fjalëkryqe sipas lëndës përkatëse ( mbajtje mend e koncepteve të reja nga mësimi).

– Trego një histori ( me fjalë të dhëna më parë ose jo sipas lëndës përkatëse).

– Ritrego  (e lidhur me një teme mësimore të caktuar ose zgjedhje e lirë).

– Zhvillimi i debatit (të caktohet një teme për diskutim).

2. Inteligjenca logjike matematikore

Nxënësit me inteligjencë logjike matematikore  pëlqejnë të luajnë me numrat. Ata mund të interpretojnë të dhëna dhe gjithashtu kanë një aftësi të mirë për të eksploruar zgjidhje të ndryshme. Janë të mirë në programime kompjuterike. Ata përdorin shumë formën e të menduarit shkak- pasojë. 

– Krahasime (ushtrimesh të ngjashme, konceptesh).

– Lista e arsyeve ( p.sh në zgjidhjen e problemeve).

– Eksperimente shkencore ( të shoqëruara me shpjegime).

– Interpretime ushtrimesh.

– Llogaritje.

– Klasifikime. 

3. Inteligjenca hapësinore

Nxënësit të cilët janë të aftë në inteligjencën hapësinore mendojnë dhe e procedojnë informacionin nëpërmjet figurave dhe imazheve. Ata kanë aftësi receptive pamore  të shkëlqyera si dhe aftësi shumë të mira të psikomotricitetit fin. Nxënësit me këtë inteligjencë përdorin sytë dhe duart për të realizuar projekte kreative dhe artistike. 

– Imagjino. Parashtrimi imagjinar I informacionit të ri që do të shpjegohet me qëllim. nxitjen e të menduarit dhe vëmendjen rreth mësimit ( rreth temës që mund të trajtohet Brenda klase).

– Krahasimi i informacionit fillestar me atë të ri. 

– Përdorimi i hartave  (lojërat orientuese).

– Përdorimi i plastelinës për të përfaqësuar koncepte sipas fushës përkatëse të lëndës  (veçanërisht cikli i ulët). 

– Përdorimi i modeleve piktograme si: harta konceptuale, diagramin e Venn-it etj., me qëllim lidhjen e materialit të ri me atë ekzistues. 

– Mbajtja e shënimeve duke përdorur hartat konceptuale dhe grupe fjalësh.

4. Inteligjenca muzikore 

– Gjej  dhe prezanto këngë ( që ju përfaqësojnë, që lidhen me një moment tuajin etj).

– Vizato diçka teksa dëgjon një pjesë muzikore (përfaqësimi i pjesës muzikore me vizatim).

– Krijo një tekst ose trego një histori për nje melodi që dëgjon.

5. Inteligjenca kinestetike/ lëvizore

Nxënësit me inteligjencë kinestetike 

– Përdorim trupin tone për të dhënë mesazhe të ndryshme (mimika, pantomimika etj).

– Loja me role. 

– Sajoni një kërcim. 

– Mëso një kërcim. 

– Materiale për punë dore.

– Luaj me mimikën dhe bëj interpretime. 

– Krijo një lojë jashtë klase për të treguar diçka (p.sh bashkëpunimi në klasë, rregullat etj).

6. Inteligjenca ndërpersonale 

– Vëzhgo ( X shok/ shoqe).

– Lojë me role.

– Interpreto këndvështrimin tënd rreth një teme të shtruar për diskutim. 

– Interpreto profile të njerëzve të rëndësishëm si liderë, heronj etj. 

– Diskutime dhe debate rreth një temë fikse. 

– Monolog i shkurtër para prindërve ose klasës rreth një çështje te interesit ( diçka që lidhet me moshën p.sh).

7. Inteligjenca intrapersonale

– Përdorimi i të shkruarit reflektiv rreth një teme. ( zhvillimi i këndvështrimit personal)

– Shkruaj për një udhëtim. 

– Krijo dhe shkruaj një monolog.

– Autobiografitë.

– Synimet për të ardhmen dhe mënyrat e mundshme të realizimit.

– Harto një poster .

– Identifiko pikat e forta dhe të dobëta.

– Portreti i një drejtuesi.

– Marrja e vendimeve. 

– Përdorimi i aftësisë për të fantazuar.

– Mbajtja e ditarit. 

8. Inteligjenca natyraliste

– Përdorimet audio dhe video për regjistrim të elementëve të natyrës jashtë. 

– Marrja e informacioneve për natyrën nga burime të ndryshme dhe prezantimi. 

– Përdorimi I tabelave për organizimin e të dhënave të grumbulluara për bimët, kafshët si dhe element të tjerë të natyrës dhe prezantimi si statistika. 

– Vëzhgime në natyrë.

– Ecje e lirë një herë në javë. 

Dobitë e inteligjencave të shumëfishta

• Mundësojnë rritjen e aftësive konjitive të nxënësve

Inteligjencat e shumëfishta ofrojnë një model I cili konfirmon pikat e forta të nxënësve, talentet dhe aftësitë e tyre.

• Rrisin motivimin e nxënësve

Zbatimi i teorisë së Inteligjencave te shumëfishta zhvillon angazhimin dhe investigimin e proceseve individuale të të nxënit, pjesëmarrjen, vetëbesimin dhe interesin gjatë të gjithë procesit të të nxënit. 

• Rrisin ndërveprimin mes nxënësve

Nxënësit zhvillojnë me mjeshtëri aftësinë për të dëgjuar, për të ndihmuar të tjerët, për të bashkëndarë lidershipin sipas aktiviteteve të ndryshme, për të respektuar njëri tjetrin, duke vlerësuar dhe nxjerrë në pah talentin dhe aftësitë unike të bashkëmoshatarëve të tyre duke pasur gjithashtu si qëllim të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta dhe të përmbushin projektet mësimore. 

• Forcojnë arritjet mësimore të nxënësve

Inteligjencat e shumëfishta ndryshojnë komunitetin e nxënësve në shkollë, lehtësojnë mësuesit dhe nxënësit për të arritur ekselencën por duke vlerësuar njëkohësisht të përkryerën, të ndryshmen dhe arritjen. 

Webliografi:

 Brain Based Strategies to Reach Every Learner, by J. Diane Connell (2005, Scholastic).

Dr. Senada Duli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Freskida Bibaj: Infermieria, profesioni im i së ardhmes

Next Article

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Gjimnazistët nga nesër rikthehen në klasa për të vazhduar mësimin e kombinuar (2021)

Related Posts