“Doku Tech” mirëpret shkencëtaren Laura Mersini

Ligjërata do të mbahet në Prishtinë, në Amfiteatrin e madh, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 18:00.

Konferenca e teknologjisë “Doku Tech” këtë vit vjen me një edicion special, ku mirëpret shkencëtaren shqiptaro-amerikane, Laura Mersini Houghton, e cila me teorinë e saj mbi multiuniversin është pretendente për çmimin Nobel në shkencë.

Këtë teori, Mersini Houghton e diskuton me shkencëtarët më të njohur botëror si: Michio Kaku, Neil Turok dhe Andrei Linde.

Ligjërata do të mbahet në Prishtinë, në Amfiteatrin e madh, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 18:00.

Sipas një njoftimi të organizatorëve, këtij edicioni special do t’i paraprijë konferenca e shkurtër për media, ku Kushtrim Xhakli, kuratori i “Doku Tech” do të shpalosë programin, folësit dhe master klasat e “Doku Tech” 2016 që do të mbahet në Prizren më 6-7gusht, duke filluar nga ora 17:30.

Laura Mersini është kozmologe dhe fizikante teorike, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapell Hill. Mersini Houghton pak vite më parë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediumit të njohur në botë BBC, që ka regjistruar disa dokumentarë për teorinë e multiuniversit.

Mersini ka mbaruar studimet universitare në Tiranë, magjistraturën në Universitetin e Maryland, ndërsa tezën e doktoraturës e ka mbrojtur në Universitetin Wisconsin-Milwaukee në vitin 2000.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Perform”, programi që nxit shkencat sociale në Shqipëri

Next Article

Gabimet që bëjnë mësuesit janë të pakorrigjueshme

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427