Studenti pranohet në universitet, të gjithë çuditen kur ai vendos që në konvikt të qëndrojë në një dhomë bashkë me babanë e tij.
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Kinë dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në mbarë globin. Studenti pranohet në universitet, të gjithë çuditen kur ai vendos që në konvikt të qëndrojë në një dhomë bashkë me babanë e tij.
Kur ishte fëmijë, Zhao Delong lëngonte nga sëmundja e polios. Prindërit e tij luftuan me mish e shpirt për ta ndihmuar që ai të shërohej. Pasi i ishte nënshtruar një operimi, ai kishte arritur të ecte sërish dhe të ndiqte studimet që ishte dëshira e tij e madhë, raporton “People’s Daily”.
Sa dukej sikur jeta e tij po merrte drejtimin e duhur, ndodh një tjetër fatkeqësi në jetën e tij. Sapo ai u pranua në universitet babai i tij u paralizua, ndërsa nëna e tij e dëshpëruar nga kjo situatë ra në depresion.
Për t’ia kthyer babait gjithë dashurinë dhe përkushtimin që ai i kishte falur, vendosi që ta merrte atë me vete në Universitet.
Tani, Zhao çdo ditë ndihmon babain të lajë fytyrën, të pastrojë dhëmbët, madje ia krehë edhe flokët. Ai gatuan dhe ndihmon babain me ushtrimet fizike që duhet të bëjë.
Universiteti ndërkaq, i ka dhënë djaloshit dhe babait të tij një dhomë të veçantë në konvikt, për shkak të situatës në të cilën gjenden.
“Babai është kujdesur për mua. Tani, pasi që ai është i sëmurë, unë nuk mund ta lë atë”, ka thënë Zhao.





© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.