Dita Universale e Fëmijëve pritet kështu në shkollën “Mark Dashi”

E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Universale e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve. Nën kujdesin e mësuese Majlinda Alikaj, në shkollën “Mark Dashi”, ky aktivitet u realizua si më poshtë.

E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Universale e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën. Kjo është po ashtu dita kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës në vitin 1959 dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 1989.

Ndaj, në shkollën “Mark Dashi”, Fier, kjo ditë u prit me shumë aktivitete, të krijuara nga vetë nxënësit nën kujdesin e mësuese Majlinda Alikaj. Këto aktivitete janë krijuar nga nxënësit e klasës së gjashtë. Në fokus vizatimet, posterat, krijimet, poezitë, kanë të drejtën e fëmijëve për arsimim, për gjithëpërfshirje, për edukim, për familje, etj. 

Është e rëndësishme që fëmijët t’i njohin të drejtat e tyre. Ju prezantojmë me disa prej tyre të shkruara nëpër postera:

– “Nëse s’mund të fluturosh, vrapo, nëse s’mund të vraposh ec, nëse s’mund të ecësh kacavjerru, por sidoqoftë vazhdo të shikosh përpara”

– “Të drejtat e mia, e ardhja ime”

– “Mbrojtja mendore”

– “Mbrojtja kundër të gjitha formave të shfrytëzimit dhe dhunës fizike apo mendore”

– “Respekti për nevojat tuaja, të jeni të ushqyer siç duhet, të veshur, të keni nje banesë dhe të kujdeseni për veten”

– “T’u sigurohet dinjiteti dhe autonomia juaj kur jeni të sëmurë, ose keni aftësi të kufizuara fizike apo mendore”.

– Kam të drejtë të kem një emër”

– “Kam të drejtë të kem një familje”

– “Kam të drejtë të arsimohem”

– “Kam të drejtë të luaj”

– “E drejta për atdhe”

– “E drejta për t’u informuar”

– “E drejta për një emër”

– “E drejta për familje”

– “Mbrojtja e jetës suaj private duke përfshirë këtu edhe rrjetet sociale, askush nuk ka të drejtë t’ju ngacmojë”.

–  “E drejta për t’u shprehur”

– “E drejta për të mos u ndjerë i diskriminuar”

–  “E drejta për argëtim”

Aktiviteti përcolli moto të ndryshme si:

“Buzëqeshja e një fëmije është melodia më e bukur në botë” apo “Arsimimi nuk është përgatitje për jetën, arsimimi është vetë jeta”. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

A përkrahet vlerësimi përshkrues dhe çfarë do të ndodh në vazhdimësi me ndryshimin e ligjit?

Next Article

Sot 47 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427