Dita Ndërkombëtare e Ushqimit, nxënësit e “Mileniumi i tretë” zhvilluan “Panairin e bamirësisë”

Nxënësit e shkollës “Mileniumi i tretë”, Kosovë, janë bërë bashkë për një kauzë të mirë. Në Ditën Ndërkombëtare të Ushqimit, ata ndërmorën një nismë mjaft të bukur dhe të veçantë: realizuan “Panairin e bamirësisë”.

Këta janë nxënësit e shkollës “Mileniumi i tretë”, Kosovë, të cilët janë bërë bashkë për një kauzë të mirë. Në Ditën Ndërkombëtare të Ushqimit, ata ndërmorën një nismë mjaft të bukur dhe të veçantë:gatuan ushqime, i shitën ato dhe paratë e fituara do t’i dhurojnë për bamirësi. 

Kjo ditë në kujtimet e nxënësve dhe mësuesve të shkollës “Mileniumi i tretë” është shtypur me shkronjat më të arta. Me ndihmën e prindërve dhe mësueseve, nxënësit ia dolën që Ditën Ndërkombëtare të Ushqimit ta shënjojnë në një mënyrë shumë të veçantë. Duke gatuar ushqimet e tyre të preferuara dhe duke i sjellë ato në shkollë, krijuan një mozaik të përsosur ngjyrash e shijesh. Fëmijë që kënaqeshin me shijen e ushqimeve e që krenoheshin me veten se po kontribuojnë për fëmijët në nevojë.

Ndërkohë që shisnin produktet e tyre ushqimore dhe grumbullonin monedhat, zemra u zgjerohej kur “kasa” mbushej. Çdo para që shtohej, te ta paraqiste një mundësi më shumë për fëmijët në nevojë.

Një mirënjohje e pafundme për prindërit të cilët njëzëri u përgjigjën me PO dhe ndihmuan me përgatitjen e ushqimeve. Një mirënjohje tjetër për nxënësit e kësaj shkolle, të cilët Ditën Ndërkombëtare të Ushqimit e shfrytëzuan për një nismë humane. Të gjitha paratë që mblodhën, ata i dhuruan për bamirësi. Akte të tilla meritojnë vëmendje, sepse “Kur jemi të bashkuar jemi më të fortë!”

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nxënësit që konsumojnë fast food-e kanë performancë të ulët në mësime

Next Article

Vlerësimi i vazhduar, modele testesh, klasa IV

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427