Dita e parë e shkollës, 6 mesazhe që duan t’i dëgjojnë nxënësit

Të nderuar mësues, prindër dhe nxënës, vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri akademik 2017-2018. Portali Shkollor është pranë jush duke ju ofruar materiale, informacione dhe eksperienca nga mësues të suksesshëm për t’ju ndihmuar ju që në ditën e parë të shkollës të jeni të suksesshëm. Fillimi i mbarë është gjysma e punës!

Dita e parë e shkollës është shumë e rëndësishme për të gjithë e veçanrisht për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Nxënës, mësues dhe prindër janë të emocionuar, të tensionuar dhe në ankth për takimin e parë i cili duhet me patjetër të jetë fillimi një viti të suksesshëm akademik.

Dy mësues profesionistë, sjellin disa forma që ndihmojnë mësuesit të krijojnë marrëdhënien e duhur me nxënësit e tyre që në fillim të vitit të ri mësimor. Bëhet fjalë për 6 pika me të cilat do t’ju njohim në vijim.

Profesionistët diskutojnë për mesazhet që dëshiron çdo nxënësi t’i dëgjojë në fillim të vitit të par të shkollës. Jo mesazhe çfardo, apo mesazhet e para që mund t’iu shkojnë ju në mendje, por mesazhe në kontekstin e asaj që do të bëni ju dhe nxënësit e tuaj gjatë vitit mësimor, si do t’i mësoni, çfarë formash do të përdorni, si do t’i motivoni etj. 

Ka dhjetra mesazhe që nxënësit kanë nevojë t’i dëgjojnë, por që tregojnë një përmbajtje dhe janë vetëm gjashtë (mund të ishin 50). 

1. Ju jeni fokusi i klasës, jo unë.

2. Ju jeni të rëndësishëm si nxënës dhe qenie njerëzore në këtë klasë.

3. Pritet që ju të angazhoheni në të gjitha proceset e mësimit gjatë gjithë kohës që jemi në klasë. Ju do të jeni nxënës aktiv. Unë, si moderator i klasës, do të jem vetëm një lehtësues. Unë do të prezantoj aktivitetet e të mësuarit, por ju do të jeni përgjegjës për të mësuarin efektiv.

4. Çdo gjë që bëni – e mirë apo ‘e keqe’ prek të gjithë nxënësit në klasë. Kjo do të thotë që çdo gjë që ju bëni është një çështje në vetvete, sepse ju jeni të rëndësishëm.

5. Lufta është pjesë e të mësuarit. Nëse është e thjeshtë ose thjesht bëhet, ju nuk mund të mësoni asgjë.

6. Ti mund të bësh gjithçka. Karakteri juaj është më i rëndësishëm se ato që ti bën apo nuk di të bësh.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Harroni shpesh çfarë doni të thoni? Ja pse ju ndodh

Next Article

2018/2019 apo 2018—2019?

Related Posts