Disa mënyra për t’i ndihmuar fëmijët që ta duan matematikën

Prindër, bashkëpunimi dhe mbështetja juaj për zhvillimin e njohurive dhe aftësive matematikore do të ndihmojë në përgatitjen e fëmijës tuaj për suksesin e ardhshëm në shkollë dhe jetë. Aktivitetet matematikore të mëposhtme do të bëjnë që fëmijët ta duan më shumë matematikën.

Ju e dini që “matematika është kudo” është e ngulitur në gjithçka që bëjmë. Në aktivitetet e përditshme duke luajtur dhe bashkëvepruar mund t´i familjarizoni fëmijët me konceptet e matematikës. Që nga vitet e para të jetës, fëmija juaj po mëson matematikë dhe po zhvillon interes për këtë temë përmes rutinave të përditshme dhe lojës. Prindër bashkëpunimi dhe mbështetja juaj për zhvillimin e njohurive dhe aftësive matematikore do të ndihmojë në përgatitjen e fëmijës tuaj për suksesin e ardhshëm në shkollë dhe jetë.          

1. Nusepashkët janë të preferuarat e fëmijëve. Ndërtoni bashkë me fëmijët tuaj nusepashkët , dhe në fund lejoni fëmijën të numërojë pikat mbi nusepashkë duke e lidhur sasinë e pikave me numrin përkatës.

2. Është veprimtaria ideale për ta përdorur në mbrëmje në formën e lojës me fëmijët, fëmijët ushtrojnë katër veprimet themelore aritmetike me ndihmën e tapave të shisheve.

3. Aftësitë e shkëlqyera motorike luajnë një rol të rëndësishm në zhvillimin dhe sukseset e fëmijës në shkollë. Fëmijët do e adhuronjë të zhvillojnë këto veprimtari në shtëpi me ndihmën tuaj për të përmirësuar aftësitë e tyre matematikore. 

4. Fëmijët mësojnë më mirë kur veprimtaria është e krijuar nga vetë ata. Me ndihmëne pipave (chenille stems) ndërtojmë këndet e ndryshëm dhe në fund emërtohen nga fëmijët.

5. Kur bëhet fjalë për mësimin e matematikës në shtëpi, thyesat janë një koncept i vështirë i matematikës dhe shumë fëmijë ´´luftojnë´´ me to. Veprimtaria e mëposhtme i jep mundësi fëmijës të gabojë dhe të korrigjoj derisa ta përvetësojë ushtrimin.

Përgatiti: Igla Xhangoli 

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Me pushime... më shumë kohë për libra!

Next Article

Harmonizimi i rolit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve për zhvillimin e kompetencave dhe arritjen e rezultateve të të nxënit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427