Dimri në krijimtarinë e fëmijëve

Në shkollën Mark Dashi, u zhvillua veprimtaria e bibliotekës së shkollës me temë ”Dimri në krijimtarinë e fëmijëve”. Në këtë veprimtari morën pjesë shumë nxënës, të cilët paraqitën krijimet e tyre, përmes vizatimeve, krijimeve në prozë dhe në poezi.

Në shkollën Mark Dashi, Fier, u zhvillua veprimtaria e bibliotekës së shkollës me temë ”Dimri në krijimtarinë e fëmijëve”. Në këtë veprimtari morën pjesë shumë nxënës, të cilët paraqitën krijimet e tyre, përmes vizatimeve, krijimeve në prozë dhe në poezi. 

Nxënës te dyja cikleve sollën krijime mjaft interesante, që prezantojnë këtë stinë dhe të gjiha emocionet që ajo përçon. Nga secila kategori, u përzgjodh edhe një fitues. Fitues për viztatimin më të mirë u shpall nxënësi Mateo Dhima, fituese për prozën më të mirë nxënësja Aurelia Avduli e për poezinë më të mirë, nxënësja Nevisa Osmënaj.

Veprimtaria u mbajt në bibliotekën e shkollës, dhe mësuesja që u kujdes ishte Amarda Muskaj. Të tilla vprimtari afrojnë mëshumë nxënësit me njëri tjetrin dhe zbulojnë talente të tyre. Duke i nxjerrë nga rutina e përditshme e mësimdhënies, u shtohet entuziazmi për shkollën dhe dëshira për të ndarë me mësuesit dhe bashkëmoshatarët krijimet e tyre.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rita Petro: Ermonela Jaho, GRUA-KRISHT

Next Article

Projekt ndërlëndor

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427