Dialogu me Sindikatën e Pedagogëve/ Ministrja Kushi propozon politikë pagash bazuar në performancë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka propozuar një politikë për rritjen e pagave për pedagogët e universiteteve bazuar në performancën. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku ka zbardhur çështjet që ka diskutuar me përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve.

Pas takimit me pedagogët, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Kushi ka bërë të ditur çështjet e parashtruara që tashmë janë futur në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve.

“Zhvilluam sot një tryezë diskutimi të gjatë me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre.

Pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve, të tilla si:

  • mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;
  • rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;
  • rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;
  • rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;
  • si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve”, ka shkruar Ministrja Kushi.

Në reagimin e saj, Kushi po ashtu thekson se do të vazhdohet dialogu për politikën e pagave me pedagogët dhe me rekorët e universiteteve dhe grupeve të interesit. Në lidhje më këët çështje, Kushi shprehet se ministria synon që kjo politikë të lidhet me performacën e universiteteve.

“Ndërkohë, do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit. Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës”, shprehet Kushi.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Dita Botërore e Gjuhëve të Shenjave, mesazhi i ndërgjegjësimit

Next Article

“Edukimi artistik”- nga Dr. Blegina Hasko Bezo

Related Posts