Përmes këtij shkrimi, Drita Topjana, analizon faktorët që shpien drejt dhunës fizike dhe psikologjike në familje. Papunësia, mospërputhje idesh, bota e Internetit, frustrimi, niveli i stresit janë disa prej tyre.
Hyrje
– Migrimi/emigrimi
– Papunësia, mospërputhje idesh
– Kalimi direkt në botën e Internetit
– Pasojat dhe sakrificat e fëmijëve
– Frustracion në familje
– Stresi dhe pasojat në familje
Zhvillim
1. Migrimi
Ёshtë e natyrshme që çdo person, familje apo shoqëri sot duhet të luftojë për më të mirën për veten e tij dhe për pjesëtarët e tjerë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër gjithashtu duhet të kujdesemi dhe të pranojmë gjithçka, që na ka falë Zoti dhe natyra. Ky është një problem për mbarë shoqërinë por sidomos për fshatarët, ata që vijnë nga zona të thella, ku shumica prej tyre nuk po munden më të pranojnë realitetin, se sot gruaja ka po aq të drejta si burri, duke filluar që nga familja, e cila duhet të jetë “njëshi“ për çdo çift, por edhe tek integrimi në jetën e përditshme, në shoqëri e kudo. Kjo po përbën një plagë të madhe për shoqërinë shqiptare, ku nuk kalon ditë dhe TV-et tona e kanë të tejmbushur ‘’Kronikën e Zezë’’, me lajmet nga më të tmershme që mund të ndodhin në historinë e njerëzimit si; goditi bashkëshorti gruan me armë të ftohta, gruaja qëllon bashkëshortin, vjehrrën, kunatën, babai vret të bijën, etj. E në këtë mes janë fëmijët ku mund të themi se fëmijët janë fatkeq, jo ata nuk janë fatkeq përkundrazi janë bekim për një familje. Por duke parë e duke dëgjuar këto lloj rastesh, çfarë mund të presësh prej tyre në një të ardhme gjasme demokratike, ndërkohë që ata po përjetojnë e kanë përjetuar trauma të vërteta, të fshehta në vetvete, dhe më vonë ata mund të shfaqin shenja agresiviteti, por edhe paqëndrueshmërie në jetë.
2. Papunësia dhe mospërputhje idesh mes brezash
Ekonomia e dobët dhe mospërputhja e ideve mes brezash bën që të ndodhin të gjitha këto. Me të vërtetë që kjo është ajo, që e detyron prindin të vrasë fëmijën, sepse i ulet ‘’autoriteti’’ krenaria e atij, si prind duke ndjekur rregullat e kanunit të atij vendi prej nga vijnë. Por harrojnë që fëmija i tyre, s`mund të rikthehet më në jetë, s`mund ta shohë më dritën e diellit, s`mund t`i shohë më sytë e nënës, ata sy të cilët lotojnë, e për të lotët s`do të ndalojnë më kurrë. Papunësia dhe emigrimi i njerëzve të tyre të dashur, se s`kanë as, se kujt t`i kërkojnë një ndihmë të vogël qoftë edhe një fjalë goje, edhe një ide, ku mund të hapin temën e problemit të tyre sjell pasoja të
rrezikshme për jetën dhe shëndetin e tyre, madje mendojnë edhe të ekzekutojnë veten e tyre duke menduar, se kjo është zgjidhja e duhur.
Por jo, – kjo s’duhet të ndodhë kështu. Në radhë të parë duhet të respektosh veten, se po s’respektove veten, kush do të të respektojë. E respektimi i vetes është qetësia shpirtërore e jo meraku, se kjo duhet apo s’duhet kështu, se më shajnë të tjerët, më shikojnë të tjerët etj, por ka ikur ajo kohë. Sot duhet të jesh në rregull me veten e me rregullat që ka vendosur Zoti, dhe sa për të tjerat as që bëhet fjalë.
3. Kalimi në botën e Internetit
Kalimi nga analfabetizmi (për nga ana kompjuterike) direkt e në botën e Internetit, bëri që të ç`orientohen shumë familje shqiptare. Siç shihet, se kanë kuptuar si duhet drejtimin e kësaj fushe. E këtu barrën më të madhe e ka gruaja, se ajo rri gjithë ditën në shtëpi, nuk punon, nuk ka rrogë etj. Por harrojnë, se kur duan me dalë, i duan të lara e të hekurosura, “gratis”. Nuk sjellin lekë në shtëpi, harrojnë se kanë familje e fëmijë për të mbajtur dhe në tryezë duan bukë, pa lënë mënjanë dhe fjalorin e pisët që lëndon shumë.
4. Pasojat dhe sakrificat e fëmijëve
E krahas gruas, vuajnë dhe fëmijët, që nuk dalin as edhe një herë, qoftë dhe për një shëtitje, ecje apo argëtim, për një ditë të bukur plazhi. Fëmijët vuajnë qoftë dhe për një kujtim të bukur të kaluar së bashku familjarisht. Janë duke u rritur dhe do kujtojnë, se çfarë dëshirash u ka plotësuar mami, babi e familja e babit, gjithashtu do të kujtojnë e kuptojnë dhe këshillat e pyetjet nga njerëzit e mamit, se në këto lloj rastesh kjo kështu tingëllon “Luftë për ekzistencë”, pra miqësia në mes familjesh ndahet. E do të vijë, ai çast që fëmijët do ta ndajnë vetë të mirën nga e keqja, do e shohin ku çalon puna, do ta bëjnë vetë arsyetimin, do e gjejnë vetë drurin e drejtë dhe drurin e shtrembër. Se çfarë ka ndodhur e si kanë rrjedhur ngjarjet në një familje të tillë, fëmijët dhe pse janë të vegjël e kanë të regjistruar në kokë, sepse janë “kompjuter i gjallë“. Këtu del që fëmijët e vuajtur e kanë treguar veten dhe në shumë raste janë më të pjekur, se ata të një familjeje normale. Pra, ka me dhjetra gra në Shqipëri të cilat sot do të ishin të ulura së bashku me ne në bankat e shkollës, se të studiosh pavarsisht moshës, nuk është një humbje kohe, por një investim i madh në jetën e çdo individi. Por jo, atyre u është mohuar çdo e drejtë e tyre nga ana e bashkëshortëve, të cilët nuk kanë se ku të shfryjnë inatet e tyre. Nga mosrealimi i planeve të tyre mundohen që t’ua bëjnë sa më të mërzitshme jetën grave të tyre, madje duke përdor dhe fëmijët. Jeta e gruas në këtë periudhë tranzicioni po vjen e bëhet më e vështirë, sigurisht kur ke të bësh me të tillë persona, dhe pa shkollë, duke u humbur grave, investimet e vjetëve të tyre, me paturpësinë më të madhe tentojnë që t’i hedhin në “rrugë”, duke u thënë, se fëmijët janë të mitë, do rrinë me mua, ti shko ku të duash, shtëpia është e imja, ti s’ke asgjë. E normalisht lind pyetja.
– Po vitet që kalova që nga dita e martesës, mundin e djersën me fëmijët e anëtarët e familjes tënde ku shkuan? Një fjalë goje është kjo. JO!!!
5. Frustracioni (dështimi)
Dështimi duke mos qenë më një familje normale i detyron gratë shqiptare, që të sakrifikojnë jetët e tyre për hir të fëmijëve, duke duruar fyerje e sharje madje dhe nga njerëzit e bashkëshortit, por që përgjigjen e japin të shkurtër. S`më intereson asgjë në botë vetëm jeta e fëmijëve të mi e për këtë dua të jem krenare, po vazhduan kështu.
Por, jeta është e gjatë njëherë rrëshkasin e s`ka kush t`i ngrejë më në “këmbë”. Duke qenë se fëmijët akoma se pranojnë realitetin, se kjo jetë nuk funksionon kështu, bëjnë të pamundur mbajtjen e familjes gjasme të bashkuar. Duke privuar të gjitha të drejtat dhe dëshirat e tyre. Sepse dhe fëmijët kanë të drejtat e tyre. Ekziston dhe “Konventa për të Drejtat e Fëmijëve”, ku fëmijët kanë të drejtë; të mirëmbahen, të ushqehen, të argëtohen, të luajnë, të mjekohen, të flasin të kenë lirinë e fjalës etj. E të gjitha këto i kanë lënë mënjanë vetëm e vetëm, si të arrihet paqja në familjet e tyre.
6. Stresi dhe pasojat në familje
Ndikimi në familje i këtyre tragjedive, ku fëmijët janë në mes, gjithçka mund t’ia vendosësh emrin por vetëm ‘’jetë’’ jo. Këtu del në pah sakrifica e nënave shqiptare, të cilat mundohen të bëjnë të mundur që jeta e fëmijëve të tyre, adoleshenca periudha më e vështirë për rritjen e një fëmije, të duket si jeta e çdo fëmije të një familjeje normale, duke mohuar të gjitha të drejtat e tyre, duke mos takuar madje as prindërit e tyre, që i kanë lindur e rritur, që të mos bëhet bujë/zhurmë në familje, që të mos mërziten dhe fëmijët e tyre. Por, a është e drejtë kjo?
Nëse bëjnë të mundur ndalimin e dhunës fizike nga ana e bashkëshortëve, kundrejt tyre, tani për ato ekziston një lloj tjetër dhune, që në këtë rast quhet dhunë psikologjike. E fëmijët të cilët në këto rrethana kanë nevojë vetë për psikolog për veten e tyre, s’kanë se si t’a kuptojnë gjendjen shpirtërore të nënave të tyre. Të cilat shpresojnë, se në një të ardhme do t’ia dalin, që fëmijët e tyre të bëhen të mirë, në radhë të parë për veten e tyre, se e tyre është jeta, e fëmijëve është e ardhmja, se pa fëmijë një botë nuk ekziston.
Prandaj themi, se ia vlen të sakrifikosh për rritjen e një fëmije të mirë, shpresojmë më të mirën, çdo gjë ia lëmë kohës. E këtë gjendje askush nuk mundet që t’a kuptojë, përveç personit që e përjeton. Është e lehtë të thuash mjaft…, stop…, ndal…, divorc…, por a je në gjendje të vendosësh, kur janë fëmijët në mes normalisht, se përndryshe as në ëndërr mos e imagjinofshin një jetë të tillë. Këto janë ngjarje reale për momentin, ngjarje të freskëta, që po i hasim çdo ditë në realitetin shqiptar, që ia vlen të thuash dy fjalë, në shenjë respekti për të gjitha ato nëna, që po kalojnë një jetë të vështirë bashkëshortore në këtë periudhë tranzicioni. E për çfarë?!…
Në një kohë, që sot janë të lira të bëjnë çfarë të duan e kanë vetë në dorë jetën, s’të ndalon njeri, ka ligje shteti, ka përkrahje gruaja sa të duash nga Fondacionet e Shoqatat e shumta që janë krijuar në kohën e demokracisë. Po, kështu e ka jeta, mund t’i ndodhë çdonjërit, por duhet të kuptojmë drejt një gjë, të mos gjykojmë të tjerët, se ka kush gjykon, por po pate mundësi mund të ndihmosh, të ofrosh ndihmë qoftë dhe një fjalë goje, për një situatë të tillë dhe ajo është një lloj ndihme. E ndihma ndaj gruas është e madhe në këto raste pasi, ato kanë mundësi të denoncojnë dhunën nëpërmjet numrave telefonikë pa lekë, ndihmë që këtë e bëjnë të mundur Fondacionet e Shoqatat që përmenda më lart dhe më bën të lumtur fakti, që këtë mundësi, po e jep“gratis“ emisioni televiziv “Shihemi në gjyq” ku po demaskohet hapur mentaliteti i burrave shqiptarë, dhuna që ata kanë ushtruar mbi gratë e tyre duke i përdorur më shumë si “plaçkë” dhe jo si nënat e fëmijëve të tyre. Pra ky emision me pak fjalë po u jep mundësinë grave të çojnë zërin për të drejtat e tyre dhe të kuptojnë, se kështu duhet të funksionojë kjo shoqëri. Stop dhunës.
Për nënat e dhunuara
Nëna, sa emër të bukur ju më keni,
sa të dhembshura që më jeni,
sa dashuri që ju dhuroni,
sakrifikoni jetën, veten mohoni,
por prapë buzëqeshni,
harmoninë e kërkoni.
Një pjesë e mirë e juaja,
mund të ishit në auditor,
së bashku me ne,
dikush,
ngjarje dhe përvoja tregon.
Ishte thjesht një shikim.
Shpreha dhe më shumë habi.
Një frymëzim më pushtoj.
Më ngjalli dhe emocion.
Një frikë më kaploi.
Një rrënqethje më pushtoi,
trupin në tërësi.
Një ide në kokë më lindi,
pyetjet nga mendja s`më shqiten.
A i`a vlen të shkruash diçka?
Rreth tyre, rreth jetës së tyre.
Në shenjë respekti.
Po prapë përfitojnë.
Po kush përfiton?
E në këto raste përfitojnë ata.
Ata që janë “askushi’’,
që përfitojnë nga mirësia juaj,
nga butësia juaj,
nga zemërgjerësia juaj,
nga dashuria juaj për fëmijët,
por që fëmijët ua kthejnë këtë dashuri.
Prapë përfitojnë, po nga kush?
Ata përfitojnë nga fëmijët e tyre,
nga zgjuarsia e tyre,
nga largpamësia e tyre,
nga dashuria për familjen e tyre,
e ia vlen të shkruash diçka,
se janë më shumë fëmijët ata që e vuajnë këtë ferr,
e që po rriten me trauma të vërteta,
për pak dashuri,
për pak mirësjellje në shtëpi,
dhe prindërit këtë mund t`ua japin përsëri.
Sikur t`u jepej mundësia të gjithëve dhe të riktheheshin në shkollë, do të kishim një shndërrim total të sjelljes në shoqëri, nëpërmjet riarsimimit. Ju i sfidoni studentët e porsadalë nga gjimnazi, në lëndët shoqërore sidomos, pasi keni përvojat jetësore në mes dhe pra do të lindë nevoja për mësimin bazuar në përvoja, që të eliminohen pasojat fatale, duke mos u përsëritur historia. Mosha e dytë, aktualisht për shkak të kurikulës së tillë shkollore para viteve 93-94 nuk njiheshin në gjimnaz me disa lëndë si; psikologji apo sociologji, ku trajtohet jeta sociale. I bie që kjo moshë rrit fëmijë pa ditur për vete akoma psikologji. Kur prindi qëllon fëmijën e tij në shuplakë në klasë të parë, se pse nuk i kishte shkruar bukur detyrat e klasës, si ato të shtëpisë. E ku e gjeti ajo ta qëllonte? Në mes të klasës, në sy të mësueses, praktikantes, shokëve dhe shoqeve të klasës. Ups mësuese, tani i bie që të riedukosh prindin njëherë, pastaj merru me fëmijën. Kushedi sa prindër janë të tillë. (Ishte koha përpara se të dilte rregulli/urdhëri, se kush sheh një fëmijë të lëndohet ose t`i bëhet padrejtësi, duhet të denoncojmë. Kjo s`ka dy vite që ka dalë, pra i bie të ketë më shumë se dy vite). Me kë s`ju përplas jeta dhe ju mësues, por nuk mjafton ta dini psikologjinë moshore vetëm ju… .
Bibliografia:
Topjana D. Si studente, Maj 2013, gjatë vitit të dytë Bachelor, si detyrë kursi në lëndën Qytetari, bazuar nga jeta e disa familjeve shqiptare të përbëra prej tre brezash, duke ndjekur sidomos emisionet televizive; “Me zemër të hapur”, `Shihemi në gjyq“ etj.
Drita (Gjaci) Topjana
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.