“Detyrat e shtëpisë po më shkatërrojnë fëmijërinë”

Një nxënës i shkollës fillore i ka shkruar një letër kryeministrit të Australisë Malcolm Turnball. 8-vjeçari shkruan se detyrat e shtëpisë “po i shkatërrojnë fëmijërinë”. Christian, nxënësi shkollës fillore ‘The Adelaide’ i kërkon kryeministrit të ndalojë detyrat e shtëpisë.

Kjo në fakt është një përpjekje e guximshme e këtij nxënësi, e cila do të gëzonte të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Nxënësi i shkollës fillore ‘The Adelaide’ i shkroi kryeministrit Malcolm Turnbull, për ta pyetur nëse mund të ndalonte detyrat e shtëpisë sepse po i shkatërronin fëmijërinë.

Christian tha se detyrat e shtëpisë po e bëjnë atë të ndjehet shumë i stresuar dhe pasi kalon gjashtë orë në shkollë, e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të kthehet në shtëpi dhe të pushojë.

Christian ka mbështetjen e plotë të nënës së tij, e cila e ndihmon çdo ditë për t’i përfunduar me sukses ato.

Kërkesa e Christian për kryeministrin vjen një ditë pas nismës së mësuesve të një shkolle në Texas për të ndaluar detyrat e shtëpisë. Mësuesit u thanë prindërve që të kalojnë mbrëmjet e tyre duke ngrënë darkë si një familje.

Kjo është një temë shumë e diskutuar dhe vetë mësuesit ndahen në dy grupe, ata që mendojnë se detyrat janë të rëndësishme për formimin e nxënësve dhe ata që mendojnë se nxënësit duhet të mësojnë në shkollë dhe pasditet e tyre të jenë të lira për t’u argëtuar. Duket që ky diskutim do vijojë.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Disa parime udhëzuese për fillimin e vitit të ri shkollor

Next Article

Zbatimi i kurrikulës, ka përkushtim por ka edhe dobësi!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427