Dhe meqenëse një mësuesi të sotëm i duhet gjithë kjo përgatitje, lodhje, mundim, angazhim, planifikim, motivim, ambicie, pasion, formim, kualifikim, koherencë dhe standard, gjej rastin të uroj të gjithë kolegët e mi:
“Suksese dhe urime per atë ç`ka dini dhe bëni!
Ju meritoni 365 “7 Mars” në vit”!
Detyrat e mësuesit:
- Të japin mësim për të gjithë klasën duke pasur pritshmëri të larta për sukses.
- Të krijojnë një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm të mesuari me synim partneritetin me nxënësit.
- Të nxisin nxënësit drejt sjelljeve me të mira morale, si: drejtësia, modestia, ndershmëria, optimizmi, altruizmi etj.
- T’i stimulojnë nxënësit në aspektin intelektual, njëkohësisht të vlerësojnë arritjet e tyre.
- Të jenë shembulli që nxënësit kanë ëndërruar.
- T`u tregojnë atyre se janë të gatshëm t’i ndihmojnë, kështu do të fitojnë besim tek ata dhe lehtësi në komunikim me ta..
- Të njohin ndryshimet që ndodhin me rritjen e tyre, sidomos gjatë moshës së adoleshencës…
- Të përpiqen në maksimum që t`i edukojnë në kutpimin real të fjalës, t`i ndryshojnë së brendshmi dhe jo të jenë të ndrydhur se po na sheh mësuesi…
- T`u tregojnë dashuri me buzëqeshje, me notat e humorit apo me ndonjë dhuratë të vogël…
- T`i ndihmojnë të bëhen lexues të rregullt, të jenë pjesë e problemzgjidhjes, të ndërtojnë saktë të ardhmen e tyre, identitetin e tyre.
- Bëhuni ju pika ku ata gjejnë mbështetje dhe ngrohtësi për t’u këshilluar…
- Këshillojini të largohen nga sjelljet riskioze: duhani, alkoli, droga…
- T`u tregojnë nxënësve se të mesuarit është rruga drejt përsosjes, kualifikimit dhe suksesit…
- T`u tregojnë atyre se puna e vazhdueshme do t’u japë fryte në të ardhmen…
- Të alternojnë mësimin me pak pushim, nxënesit largojnë stresin dhe janë më të gatshëm për të dëgjuar…
- Të ndihmojnë nxënësit të gjejnë aktivitete, në të cilat ata mund të kenë rezultate, kështu nxënësit do të japin mundin maksimal për sukses…
- Të realizojnë mësimin në përputhje me nivelin e çdo nxënësi, pasi kjo sjell interes nga ana e nxënësve…
- Të argëtohen me ta në kohë pushimi duke organizuar konkurse apo veprimtari ku nxënesit të shpenzojnë energji në mënyrë pozitive…etj etj.
Bledi Lipo
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.