MASR ka publikuar në faqen zyrtare Udhëzimin për zhvillimin e Provimeve të Lirimit 2021. Provimet kombëtare te arsimit bazë për vitin 2021 do te zhvillohen në muajin qershor: Gjuha shqipe më 16, Matematika 21, dhe Gjuha e huaj në datën 25 qershor.
Nxënësit të cilët do të mbyllin ciklin e shkollës 9-vjeçare do të mund të testohen për lëndët bazë në muajin qershor. MASR ka bërë publike datat për secilën lëndë.
Provimi në lëndën e Gjuhës shqipe do të zhvillohet më datën 16 qershor, ai i Matematikës më 21 qershor dhe Gjuha e huaj më 25 qershor.
Për nxënësit e pakicave kombëtare provimi për gjuhën amtare do të zhvillohet më 11 qershor 2020.
Këto provime do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Lista e gjuhëve të huaja qe do të jepen si provim i detyruar, janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Gjuha Shqipe – 16 qershor 2021
Matematika – 21 qershor 2021
Gjuha e Huaj – 25 qershor 2021
Për më tepër njihuni me udhëzimin e posaçëm për provimet kombëtare të arsimit bazë.
UDHËZIM NR. 9, DATË 09.04.2021 “PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, VITI SHKOLLOR 2020-2021 (SESIONI I PARË)”
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.