Çfarë ndihet saktësisht gjatë një orgazme?

Ndodh që vajzat, gjatë marrëdhënieve të para seksuale nuk arrijnë ta përjetojnë, ashtu siç ndodh që dy partnerët të mos e arrijnë kulmin në të njëjtën kohë.

Pyetja e adoleshentit: Çfarë ndihet saktësisht gjatë një orgazme?

Përgjigjen specialistët:

Duke përdorur një metaforë, orgazma është të arrish majën më të lartë të kënaqësisë, pasi ke ngjitur malin e eksitimit. Ka të tjerë që e përcaktojnë si kreshtën e një dallge që prodhon një ndjesi të madhe kënaqësie kur përplaset. Përfundimisht, orgazma është çasti kur arrihet maksimumi i kënaqësisë seksuale.

Një gabim që bëhet vazhdimisht është lidhja që i bëhet orgazmës me aktin seksual. Mund të kesh dëgjuar gjithashtu që, nëse nuk arrihet orgazma, ndjenja ndërmjet çiftit nuk ekziston. Të gjitha këto janë ide të gabuara: është e mundur të përjetosh e të ndiesh kënaqësi si gjatë aktit seksual, edhe gjatë përkëdheljeve dhe përqafimeve me partnerin tënd, pa qenë nevoja për të arritur orgazmën.

Gjithashtu, nuk është e thënë që orgazma të ndodhë gjithmonë: zakonisht ndodh që vajzat, gjatë marrëdhënieve të para seksuale nuk arrijnë ta përjetojnë, ashtu siç ndodh që dy partnerët të mos e arrijnë kulmin në të njëjtën kohë. Mos harro: ndonëse orgazma nënkupton gjithmonë kënaqësi, kjo nuk do të thotë që kënaqësia të jetë domosdoshmërish orgazëm.

“Ç`po ndodh me mua, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ese: Mësuese, dua të jem si ti

Next Article

Mësimdhënësja Mimoza Verzivolli: "Letërsia nxit imagjinatën dhe zbukuron shpirtin"

Related Posts