Çfarë janë silantet dhe a mund të përdoren te fëmijët?

Silantet janë një material me bazë rezine me ngjyrë të çelët, që vendoset në sipërfaqen përtypëse të dhëmbëve për të parandaluar prishjen e tyre dhe krijimin e kariesit. Po te dhëmbët e fëmijëve a mund të të vendoset ky material? Për këtë lexoni këshillat e mëposhtme nga Dr.Eldona Sipri.

Silantet janë një material me bazë rezine me ngjyrë të çelët, që vendoset në sipërfaqen përtypëse të dhëmbëve (kryesisht paradhëmballëve dhe dhëmballëve ) për të parandaluar prishjen e tyre dhe krijimin e kariesit në fisurite. 

Fisurat ose thellimet në sipërfaqen përtypëse të dhëmbëve posteriore janë një vend i përshtatshëm për grumbullimin e mbetjeve të ushqimeve dhe baktereve, të cilat çojnë në prishjen e dhëmbëve apo në sëmundjen që quhet karies.

Silantet krijojnë një mbrojtje të smaltit në këto zona.

Kush duhet t’i vendosë silantet?

Duke qenë se tek fëmijët dhe adoleshentët, niveli i kariesit është më i lartë dhe thellimet në sipërfaqen e dhëmbëve janë më të shprehura, menjëherë pas daljes së dhëmbëve të përhershëm te fëmijët nga 6-14 vjeç është e rëndësishme vendosja e silanteve.

Silantet mund të përdoren edhe tek dhembët e qumështit kur shikohet e nevojshme.

Nga Dr.Eldona Sipri

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Prezantohet drafti paraprak i Strategjisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit

Next Article

Libri, miku më i mirë i nxënësve të shkollës “Gustav Majer”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427