Nëse ka një vit, që ‘normaliteti’ i mësuesve dhe nxënësve duhet marrë me rezerva, ai është viti 2020. Ajo që deri vitin e shkuar ishte normale, sot nuk duket e tillë. Ju prezantojmë me gjërat që mund dhe gjërat që nuk mund t’i bëni këtë vit shkollor.
Agjë nuk është normale në këtë vit shkollor. Në momentin që ne mësohemi me një rutinë të caktuar, gjërat na vijnë natyrshëm. Por, ajo që deri vitin e shkuar ishte normale, sot nuk duket e tillë. Nëse ka një vit, që ‘normaliteti’ i mësuesve dhe nxënësve duhet marrë me rezerva, ai është viti 2020.
Kur i imponojmë fëmijëve jetën “normale”, duket sikur po i themi atyre “Bëni gjëra të vështira, por pa ndihmën tonë”. Fëmijët tanë duhet të jenë produktivë. Produktiviteti është matësi i vetëm i cilësisë. Por, a mund të kemi nxënës produktivë, nëse ata janë të shqetësuar dhe të pasigurtë. Mësuesit ndihen sikur nuk po bëjnë sa duhet, madje ndonjëherë ndiejnë se nuk dinë të bëjnë më të mirën e tyre. Fëmijët ndihen veçse të izoluar.
Testimet e standardizuara duhen eliminuar
Fëmijët janë mbrapa me mësime. Mësimi bëhet me orare të shkurtuara, në disa shkolla të tjera një javë mësimi bëhet online dhe një javë fizikisht. Mungesa e rutinës i çorienton fëmijët. Ata humbasin sensin e të mësuarit. A duhet ta injorojmë këtë? Jo sigurisht qe jo. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të ndihmuar fëmijët tanë. Testimi i fëmijëve nuk do të plotësojë boshllëqet e të mësuarit. Ne nuk mund të garantojmë që të gjithë fëmijët tanë të kenë të njëjtën qasje këtë vit shkollor. Shumë fëmijë e mësues janë të detyruar të bëjnë teste nga distanca, ndërkohë që mësuesit nuk ndihen të zotë në administrimin e mjedisit të testimit.
Çfarë lloj mesazhi i përcjellim fëmijëve kur u japim përparësi testeve shtetërore dhe të standardizuara, kur nevojat e tyre themelore nuk plotësohen? Askush nuk mund të mësojë kur është i uritur, i shqetësuar, i mbikqyrur ose shumë i stresuar.
Vlerësimet normale të mësuesve duhen ndaluar
Shumë mësues po i nënshtrohen procesit të vlerësimit, por ata nuk e dinë për çfarë saktësisht do të vlerësohen. Mësimi me turne është i lodhshëm. Maska është e lodhshme, po ashtu edhe mësimi online, grupet e fragmentarizuara të nxënësve, ndaj kërkohet vetëm pak frymë solidariteti me mësuesit. Në vend të gjykimit, mund t’i inkurajojmë?
Detyrat e shtëpisë duhen dhënë me rezerva
Linjat midis shkollës dhe shtëpisë janë të paqarta dhe të çrregullta. Prindërit e stresuar për shkak të situatës, shikojnë fëmijët e tyre që sapo përfundojnë mësimin në google zoom, i duhet të kalojnë në google classroom. Për nxënësit që mësojnë në internet, e gjithë puna është detyrë shtëpie. Dhe kur mbaron “dita e shkollës”, kjo nuk do të thotë se “dita e punës” mbaron. Gjëja e fundit që dikush dëshiron të bëjë pas darkës është një fletë pune e matematikës. Ndaj, a kanë kuptim detyrat e shtëpisë këtë vit?
Duhen braktisur udhëzuesit, në rast se dëshironi të mbani ritmin
Kurrikula e kaluar shpeshherë nuk bie në përputhje me situatën që po kalojmë. Shpeshherë shpenzohet një javë e tërë për diçka të vogël. Mësuesit kalojnë shumë kohë duke i mësuar fëmijëve mbi teknologjinë. Duke e respektuar me kaq rigorozitet kurrikulën, a po synojmë një standard që nuk jemi në gjendje ta arrijmë?
Parajsa Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.