Çfarë do t’i thoshit njerëzimit nëse do të ishit: ajri, uji, toka?

Në gjimnazin “Sandër Prosi” u zhvillua një orë mësimi e hapur në lëndën e qytetarisë në klasën e X-C. Ora u organizua dhe planifikua deri në detaje nga mësuese Eljana Brahja. Tema e mësimit “Rreziqet e Planetit” vuri në punë imagjinatën e gjimnazistëve, por imagjinata u drejtua nga mësuese Eljana.

Ora e mësimit filloi, u bë apeli nga ku rezultoi se të gjithë nxënësit ishin të pranishëm në klasë. Më pas mësuesja tregoi se në Shqipëri rritet rreth 32% e florës europiane dhe i pyeti ata nëse kanë dëgjuar të flitet për shkatërrimin e florës. Nxënësit treguan çfarë dinin për këtë.

Sipas kurrikulës së re mësimi u zhvillua në bazë të kompetencave. Nxënësit shpjeguan qartë kuptimin e termave të përdorur në këtë orë mësimi. Parashtruan argumente në grup për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit dhe propozuan masat që duhen marrë për parandalimin e tyre. Treguan vetëbesim teksa referuan rekomandime për mbrojtjen e mjedisit. Nxënësit analizuan, vlerësuan dhe menaxhuan informacionin e marrë në formë elektronike. 

Kështu nxënësit arrijnë të dallojnë rreziqet që kërcënojnë planetin, vlerësojnë pasojat që shkakton zhvillimi i teknologjisë te njerëzit dhe parashtrojnë argumente për mbrojtjen e mjedisit. Ata pasurojnë fjalorin e tyre me koncepte të reja si: katastrofë planetare, shpyllëzim, acidifikim i oqeaneve etj.

Nëpërmjet posterave, fletëpalosjeve, materialeve në pawer point, materiale audiovizuale nxënësit tregojnë gjithçka që ata dinë dhe kanë studiuar për këtë temë mësimore.

Mësuese Eljana ka zgjedhur metodologjinë që do të përdorë në këtë orë mësimi, bëhet fjalë për: Parashikimi nëpërmjet hartës së koncepteve, ndërtimi i njohurive nëpërmjet krijimit të grupeve të ekspertëve, dhe në fazën e përforcimit e ka radhën imagjinata e drejtuar.

Klasa ndahet në dy grupe dhe krijohet pema e të drejtave të njeriut. Në pemë vendosen të drejtat që ka gjithsecili prej nesh. 

Mësuese Eljana organizon klasën në 5-6 grupe ekspertësh. Secili prej nxënësve pozicionohet në njërin grup dhe mbron mendimin e tij nëpërmjet forcës së argumentit. Grupet diskutojnë rreth problemeve të mjedisit dhe ofrojnë rekomandimet për evitimin e problemit të përzgjedhur. Një grup diskuton problemin, grupi tjetër ofron zgjidhje të këtij problemi.

Grupet zgjedhin nga një lider, i cili referon punën e anëtarëve të tjerë të grupit. Secili prej grupeve pasqyron informacionin e tij nëpërmjet një posteri. Përfundimet diskutohen sëbashku me mësuesin i cili bën plotësimet me njohuri të tjera nëse është e nevojshme.

Mësuesja ngre një pyetje për nxënësit: Sikur të ishit, Uji, Ajri, Toka, me çfarë fjalësh do t’i drejtoheshit njerëzimit? Të gjithë nxënësit japin argumente të ndryshme pasi vënë në punë imagjinatën, e mendojnë veten si uji, ajri apo toka.

Kjo orë mësimi u ndoq nga drejtoresha e shkollës Luljeta Basha, prindërit e nxënësve dhe ish nxënës të mësuese Eljanës. Ish nxënësit kishin zgjedhur të ishin sërish në klasë dhe të ndiqnin një orë mësimi për të kujtuar ditët e gjimnazit e veçanërisht orën e qytetarisë e cila ishte një orë shumë e dashur për ta. Ruajnë ende marrëdhënie shumë të mira me mësuese Eljanën dhe nuk mund ta humbisnin mundësinë për t’u ndjerë sërish nxënës qoftë edhe vetëm për pak çaste.

(Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ditari i një ore mësimi, lënda qytetari, klasa e X-C

Next Article

“Na ishte një herë... libri”

Related Posts