Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve. Përveç festimit të kulturës rome, kjo ditë ka për qëllim të rrisë vetëdijen edhe për çështjet me të cilat përballet ky komunitet.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve. Përveç festimit të kulturës rome, kjo ditë ka për qëllim të rrisë vetëdijen edhe për çështjet me të cilat përballet ky komunitet.
Në kuadër të kësaj ditë u organizuan një sërë aktivitetesh. Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla uroi më shumë arsimim për komunitetin rom.
“Unë dhe mësuesja” titullohet ekspozita që u realizua nga fëmijët e komunitetit rom të ciklit parashkollor. Nëpërmjet artit fëmijët përcollën mesazhin për një botë më të mirë dhe të barabartë për të gjithë.
120 fëmijë nëpërmjet artit përshkruan jetesën e tyre duke treguar momente të fiksuara nga përditshmëria. Elisabeta Tahiri, nëna e një prej fëmijëve që merrte pjesë në ekspozitë, u shpreh se potenciali i fëmijëve rom meriton vëmendje dhe përkrahje.
“Ishte një gjë shumë e bukur sepse tregon se edhe fëmijët rom duhet të jenë të barabartë me fëmijët e mazhorancës dhe pse ndonjëherë fëmijët rom anashkalohen, janë edhe të pambrojtur… por kjo ekspozitë ishte shumë e bukur dhe tregoi vlerat dhe mënyrën e fëmijëve rom”, tha një nga prindërit.
Ekspozita “Unë dhe mësuesja” u realizua në kuadër të programit “Çdo fëmijë Rom në kopsht”, i cili ka regjistruar përgjatë tre viteve të fundit më shumë se 1000 fëmijë rom në kopshte dhe shkolla.
Në një postim në rrjetet sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka uruar komunitetin rom për festën e tyre. “Gëzuar 8 Prillin! Edhe më shumë për arsimin e komunitetit rom. Sot për vizitë në zyrën e ministrit, nesër vetë ministër!”
Kjo ditë është shpallur zyrtarisht më 1990 në Serok të Polonisë. Autoritetet e disa vendeve të Bashkimit Evropian, sidomos Francës dhe Hungarisë, thuhet se kanë vazhduar të dëbojnë me forcë emigrantët romë, gjatë tre muajve të parë të këtij viti.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.