Ky libër synon të ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe sistemojnë njohuritë e marra ne lëndën e Gjuhës Shqipe, të Matematikës dhe të Diturisë së natyrës dhe të përgatiten për testimin në fund të vitit.
Për mësuesit
Ky libër synon të ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe sistemojnë njohuritë e marra ne lëndën e Gjuhës Shqipe, të Matematikës dhe të Diturisë së natyrës dhe të përgatiten për testimin në fund të vitit.
Pavarësisht nga liria alternativ që kanë përdorur në disa lëndë nxënësit, ky libër, hartuar mbi bazën e programit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për këto tri lëndë bazë, u shërben të githë nxënësve. Aty janë njohuritë që kanë fituar nxënësit në ciklin e ulët fillor.
Teksti nuk është një dublim i teksteve që kanë përdorur nxënësit, por një libër pune, ku sintetizohen njohuritë bazë, përpunohen ato përmes ushtrimeve dhe testohen përmes teksteve të shumta, si për kapituj të veçantë, ashtu edhe për çdo lëndë që kanë mësuar gjatë pesë viteve në tërësi.
Teksetet janë hartuar duke mbajtur parasysh edhe kërkesat e testeve të fundvitit të pestë, po për lëndë të veçanta.
Për nxënësit
Ky libër që ju do të bëni pjesë të materialeve tuaja, do t’ju ndihmojë për të hequr ngurrimin për provimin që do të keni në fund të klasës së pestë.
Në këtë libër, që ne jo më kot e kemi quajtur Çelësi ju do të gjeni çelësin për të gjetur përgjigje e zgjidhje për çdo pyetje, ushtrim dhe problem, në të tria lëndët për të cilat do të testoheni: në lëndën e Gjuhës Shqipe, në Matematikë, si dhe në Diturinë e Natyrës.
Ju do të kujtoni të gjitha njohuritë që keni marrë dhe do t’i përdorni ato në situata të reja.
Autorët e këtij libri, mësuese me shumë përvojë kanë punuar që ju të ngulitni njohuritë që do t’ju duhen për të kaluar natyrashëm në klasën e gjashtë.
Ju urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese!
ALBAS
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.