Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar në faqen e saj zyrtare, njoftimin për t’i ofruar ende mundësi studimi jashtë vendit të rinjve shqiptarë. Më poshtë do të gjeni kriteret dhe afatet për bursa në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Katar.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u ka dhënë një tjetër shanc maturantëve që sapo kanë mbaruar gjimnazin dhe studentëve të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë për të kryer stdudimet Bachelor dhe Master jashtë vendit për vitin akademik 2020-2021.
MASR ka bërë publike dy universitete të cilët ofrojnë bursa dhe programe studimi, ku afati i aplikimit për bursë për Master ka filluar rreth datës 3 shtator 2021 dhe përfundon rreth datës 20 mars 2021, ndërsa për bursa në programin Bachelor ka filluar rreth datës 30 qershor dhe përfundon në fund të muajit shtator 2020, ku shpallen dhe fituesit.
Më poshtë do të gjeni linqet e universiteteve të dy shteteve, përkatësisht të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Katarit për t’u njohur me bursat që këto vende ofrojnë, bazuar mbi kriteret që kanë dhe afatin e aplikimit.
Bursa “Chevening” në Mbretërinë e Bashkuar
Klikoni këtu
Programi i bursave të shtetit të Katarit
Klikoni këtu
Marina Kërçeli
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.