Bullizmi, 1 në 5 nxënës i prekur nga bullizmi në shkollë

Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, publikuan studimin e parë kombëtar mbi bullizmin dhe ekstremizmin në shkollat e 9-vjeçare dhe të mesme. Rezultatet treguan se mbi 20% e nxënësve janë të prekur nga bullizmi.

Studiuesit shqiptarë dhe europianë intervistuan mijëra nxënës, mësues dhe prindër në 141 shkolla publike dhe private në të gjithë qarqet e vendit për të matur shpeshtësinë e kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar.

Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur nga dukuria e bullizmit në shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bullizmi psikologjik, rreth 35 për qind nga ai verbal e pjesa tjetër nga bullizmi fizik. Sa i takon gjinisë të dhënat treguan se pjesa më e madhe e nxënësve të prekur nga bullizmi janë djemtë.

Po ashtu 1 në 5 nxënës dhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.

Bullizmi është më shumë i pranishëm në klasat e 5 dhe të 11 dhe vendi ku ndodhin më shumë sjellje të tilla është klasa, kur mungon mësuesja 40 për qind, oborri i shkollës 40 për qind, madje rreth 20 për qind edhe në prani të mësuesve.

Mësuesit e anketuar mendojnë se nxënësit bien pre e bullizmit mbi 70 për qind prej pamjes së jashtme, mbipesha, të dytët nxënësit me vështirësi në të folur dhe të tretët janë ata që janë më të dobët se sa të tjerët.

Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Islanda mund alkoolizmin dhe drogën tek të rinjtë

Next Article

Orë e hapur mësimi në klasën e parë, lënda abetare

Related Posts