Bëmat e Estes dhe Kokosë, libri që rrëmbeu zemrat e fëmijëve

Bëmat e Estes dhe Kokosë, libri që rrëmbeu zemrat e fëmijëve, pati sukses, përmes bëmave dhe situatave komike, të marra nga jeta e përditshme e vogëlushëve protagonistë. I ftojmë lexuesit e vegjël të jenë pjesë e aventurave të tyre!

Bëmat e Estes dhe Kokosë, libri që rrëmbeu zemrat e fëmijëve, pati sukses, përmes aventurave, bëmave dhe situatave komike, të marra nga jeta e përditshme e vogëlushëve protagonistë. Secili nga fëmijët që ia kërkonte me ngulm prindërve t’ua blinte “Bëmat”, e gjeti veten në të njëjtat situata, të cilat autorja Natasha Poroçani i përcolli me finesë dhe  humor.

Fëmijët janë rasti më i mirë i lexuesit të sinqertë, kjo vihet re gjithmonë, kur bëhet fjalë për një letërsi të kontrolluar e të orientuar. “Fëmijët kanë lindur për të lexuar”, që do të thotë se leximi i ndihmon fëmijët të rriten dhe kurrë nuk është herët për të dashur librat. Ky është mesazhi që përcillej nga autorja nëpër takimet e shumta me fëmijë. Klube leximi u krijuan për ta sjellë librin pranë lexuesve, duke e lexuar atë mes tyre. Shkolla të ndryshme të kryeqytetit, si: De Rada, Dora D’Istria, 26 Nëntori, por edhe shkolla në qytetin e Elbasanit, si: Ali Agjahu, Sule Harri, Imelda Lambertini, Aleksandër Xhuvani e shumë të tjera, e pritën me entuziazëm prezantimin e librit, ku fëmijët diskutuan dhe përfshinë situata, të cilat ia servir përditshmëria.

Të treguarit të historive të tri vogëlushëve, i aftëson fëmijët të zhvillojnë fjalorin, të imagjinojnë situata, duke vendosur në punë fantazinë dhe forcon aftësinë që nevojiten për lexim. Për më tepër, këto takime ndihmuan lexuesit e vegjël ta shikojnë procesin e të lexuarit edhe si argëtim, edhe si edukim.

Në këtë libër, lexuesit e vegjël, takojnë Esten dhe Kokonë, njëra çamarroke, e tjetra me shije të hollë, bashkë me vëllanë e tyre Ale, një bebush i bukur e me sy të zinj. E gjithë bota e pafajshme e fëmijëve shpaloset tek këto personazhe, ku njëra me natyrën e shkathët, e tjetra pak më e qetë, bëjnë për vete të vegjlit, që kërkonin me ngulm “Bëmat”.

Libri është i pajisur edhe me një aparat pedagogjik, në ndihmë të fëmijëve, gjë e cila ia shtoi akoma më shumë kuriozitetin, për ta lexuar me vëmendje dhe me shumë kujdes. 

Dëshira, pasioni për të sjellë libra të bukur për fëmijë i garantuan sukses shkrimtares, me një mijë kopje të shitura brenda dy muajve. 

Redaksia e Portalit Shkollor dhe Shtëpisë botuese Albas i urojnë rrugëtim të mbarë dhe suksese të mëtejshme librit “Bëmat e Estes dhe Kokosë”.

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Joga dhe fëmijët, çelësi për arritjen e qëllimeve

Next Article

Mësuesit duhen respektuar!

Related Posts
më shumë

Albas vijon trajnimet

Të nderuar drejtorë dhe mësues të shkollave të arsimit parauniversitar publik dhe privat, Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj…