Bashkëpunimi me prindërit rrit sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit

Është zhvilluar në MAS takimi me Këshillin Kombëtar të Prindërve. Ministrja Evis Kushi gjatë fjalës së saj ka theksuar se “Bashkëpunimi me prindërit rrit sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka pritur në një takim të parë për këtë vit Këshillin Kombëtar të Prindërve.

“Mirëpritëm në një takim të rëndësishëm Këshillin Kombëtar të Prindërve, i cili është një ndër partnerët më të rëndësishëm për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të arsimit parauniversitar”- shprehet Ministrja në statusin e saj në rrjete sociale.

Një nga temat kryesore të bashkëbisedimit gjatë këtij takimi ishte siguria e fëmijëve në përdorimin e internetit, ku roli i prindërve konsiderohet si shumë i rëndësishëm, Ministrja Kushi thekson se bashkëpunimi i institucioneve arsimore me prindërit është e vetmja mënyrë që minimizon pasojat negative që sjell aksesi i pakontrolluar.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Një letër dashurie”, histori nga shkolla, shkruar nga mësuesi Luan Stafasani

Next Article

Mënyra të shkëlqyera për të ndihmuar fëmijët hiperaktivë të mësojnë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427