Aventurat tuaja fëmijë, i gjeni në librin “Dhelprat e shkretëtirës”

Zbuloni misterin e Morisit, 11 vjeçar, i cili sapo është shpërngulur në Dautremer, një fshat në Korsikë, derisa një ditë takon Odrin. Të gjithë fëmijët e kësaj grupmoshe do të gjejnë veten. Ndaj, nxitoni të bëheni pjesë e aventurave të tij.

Dy dhelpra dhe një sekret. I takon Morisit që ta zbulojë. Në moshën 11-vjeçare sapo është shpërngulur në Dautremer, një fshat i përhumbur në Korsikë: ndërkohë që prindërit do të merren me drejtimin e hotelit të rrënuar Napoleon, ai do të vërdalliset duke regjistruar tingujt e detit. Të paktën, kjo ishte ideja, derisa një ditë takon Odrin, një moshatare të tij. Ajo i tregon për zhdukjen e një marinari gjerman. Ky nuk është i vetmi mister. Shumë shpejt, Morisi dhe Odri do të zbulojnë se në të gjithë fshatin fshihet një sekret i errët, që i ka rrënjët në Luftën e Dytë Botërore. Në të njëjtën luftë, Romeli, gjenerali nazist i quajtur Dhelpra e Shkretëtirës, dhe Sant-Ekzuperi, autori i famshëm i Princit të vogël, mund të kenë bashkëpunuar për të ndryshuar fatin e konfliktit, duke nisur një gjueti thesari që zgjat prej 40 vjetësh dhe që shpie pikërisht në ata shkëmbinj…

Pierdomenico Baçalario, shkrimtar italian i librave për të rinj, ka lindur më 1974, në Acqui Terme, ku është rritur në mes të librave. Është vlerësuar me disa çmime, ndër të cilët BAttelo a Vapore. Është autor i më shumë se 60 romaneve, të përkthyera në 24 gjuhë. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Loja që mund të bëni çdo fillim dite, në mënyrë që të gjallëroni nxënësit tuaj

Next Article

Për ty i nderuar prind që fajin tënd ma përcjell mua

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427