“Aurora dhe fustani shumëngjyrësh”, nga Denata Toçe

“Aurora dhe fustani shumëngjyrësh”, i shkruar nga psikologia Denata Toçe, vjen nën logon e Shtëpisë Botuese Albas, si pjesë e serisë “Ariu i Bardhë i Ëndrrave”. Përralla shoqërohet me ilustrime autentike, bashkëkohore e mbresëlënëse për fëmijët.

Në librin e dytë të serisë “Ariu i Bardhë i Ëndrrave”, do të gjeni dashurinë dhe pasionin e një vajze të vogël, e cila me këmbënguljen e saj, shndërrohet në balerinën që kaq shumë e kishte dëshiruar… 

Rrugëtimin për të shkuar deri atje, e gjeni në këtë përrallë, me ilustrime autentike, bashkëkohore dhe mbresëlënëse, për fëmijët dhe prindërit gjithashtu. Sikurse dhe në librin e parë, udhëtimi nëpër ëndrra, me përrallën dhe ilustrimet, ndihmon fëmijët në zhvillimin e motivacionit, imagjinatës dhe besimit.

Njihuni me Aurorën dhe pasionin e saj për baletin. Aq e përkushtuar është në prova Aurora saqë ajo u kujtua që nuk kishte fustan vetëm një natë përpara shfaqjes së madhe… U shtri e dëshpëruar në gjumë, por Ariu i Bardhë i Ëndrrave … 

Lundroni edhe ju bashkë me Aurorën në ëndrrat, dëshirat dhe pasionet e saj.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nisma "Tri lëndë në gjashtë orë", model plani

Next Article

Reforma në arsim edhe në Maqedoni

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427