Në redaksinë e Portalit Shkollor kanë mbërritur disa nga punimet të cilat, ju si mësues dhe nxënës, i keni krijuar me rastin e festave të fundvitit. Sjellim sot një ide kreative të mësueses fillore nga Gjakova, Ariana Gala Rizvanolli.
Mësuesja e shkollës fillore “Gjergj Fishta” në Gjakovë, Ariana Gala Rizvanolli, si gjithmonë sjell ide tepër origjinale për mënyrat se si i zhvillon orët e mësimit, por edhe aktivitetet e ndryshme shkollore me nxënësit e saj.
Këtë herë, me rastin e festave të fundvitit ajo ka krijuar me letra e kartonë, nëpërmjet ngjyrave, punime të ndryshme dekorative.
Nxënësit e saj të klasës së parë janë ndjerë të lumtur teksa kanë formuar simbolikisht bredhin e janë gjendur në një ambient me motive feste.
“Puna me aktivitete të tilla sjell shumë kënaqësi si për mua ashtu edhe për nxënësit, sepse zhvillon aftësinë e të menduarit dhe të krijuarit në të njëjtën kohë” – është shprehur mësuesja Ariana Gala Rizvanolli, për Portalin Shkollor.


Krijime të tilla janë tepër kreative dhe jo të kushtueshme, ndërsa nxënësit gjenden në një “klimë” të ngrohtë edukative dhe argëtuese.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.