Asnjëherë nuk është vonë për të mësuar

Një grua 97-vjeçare është diplomuar në shkollën e mesme të Michiganit, 80 vjet pasi u detyrua të lërë shkollën për të ndihmuar familjen e saj.
 
Margaret Thome Bekema realizoi ëndrrën e saj më të madhe. Bekema duhet të ishte diplomuar në vitin 1936, por u shkëput vitin e parë për t’u kujdesur për tre motrat dhe vëllezërit më të vegjel, pasi mamaja ishte sëmurë me kancer.

Ajo thotë se lënia e shkollës në moshën 17-vjeçare i theu zemrën dhe se është mirënjohëse për mundësinë që iu dha.  
 
“Faleminderit nga thellësia e zemrës” u shpreh 97-vjeçarja, mes lotësh ndërsa e kishte të vështirë të shprehej në ceremoninë e diplomimit.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Kë do ti më shumë? Mamin apo babin, apo do nënën...”

Next Article

“Puna, vetëm puna më ka rinuar”

Related Posts