Asnjë s’të bën dot të ndihesh inferior, pa miratimin tënd

Pyetja e adoleshentit: Shokët e mi të klasës më tallin për defektet e mia. Çfarë të bëj: të shkoj e t’u flas?

Përgjigjen specialistët:

Bëhet fjalë për një situatë që ndodh rëndom, zakonisht në grupime adoleshentësh, si për shembull, në klasë.

Para së gjithash, duhet të dish që nuk ke ti probleme, por ata që tallen, sepse ndër arsyet që i shtyn për këtë veprim, janë: ndjesia e gabuar e superioritetit, që në fakt, tregon për një vlerësim shumë të ulët ndaj vetes; nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes; nevoja për të poshtëruar të tjerët e për t’u ndier vetë më lart, si dhe nevoja për t’u pranuar nga një pjesë e shokëve të tjerë.

Ata sillen ashtu, sepse ndihen pjesë e grupit dhe të pranuar nga të tjerët. Hapi i parë për t’i bërë ballë kësaj është të përjetosh thellë kuptimin e kësaj thënieje të Eleonor Ruzveltit: “Asnjë s’të bën dot të ndihesh inferior, pa miratimin tënd”.

Nëse dëshiron të mos ndihesh ashtu, ndiq këshillat mëposhtme; janë të thjeshta, por funksionojnë.

Ndrysho dialogun tënd të brendshëm: në vend që të mendosh: “Jam një fatkeq,të gjithë e kanë me mua”, fillo të mendosh: “Cili është më i rëndësishmi: mendimi i atyre që më ngacmojnë apo mendimi që kam për veten?”.

Injoroji: megjithëse në fillim do ta kesh të vështirë, dalëngadalë mund t’i harrosh ata që të kanë ngacmuar. Bëj sikur nuk i sheh, nuk i dëgjon apo nuk ekzistojnë. Indiferenca jote është një armë shumë e fuqishme përballë kritikave të tyre.

Përfytyro: imagjino sikur je brenda një rruzulli që të mbron nga çdo sulm, në të cilin përplasen fjalët tallëse dhe kthehen në flluska që plasin.

Qesh:është terapia më e mirë dhe, në të njëjtën kohë, u tregon atyre se sa pak rëndësi kanë për ty talljet e tyre. Tregohu i aftë që një situatë, e cila të lëndon, ta kthesh në situatë për të qeshur.

( Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS )

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Të rinjtë përdorin telefonin gjatë natës pa dijeninë e prindërve

Next Article

Albas vijon trajnimet e mësuesve me intensitet

Related Posts