Art për koronavirusin, 11-vjeçarja vlonjate jep mesazhin më të fuqishëm nëpërmjet vizatimit të saj!

Edhe pse e vogël në moshë, ajo ka dhënë mesazhin më domethënës për realitetin e momentit. Venera Çelaj përmes një vizatimi ka thënë se në vend që arti të përdoret për para është më mirë që të përdoret për të gjetur një kurë kundra koronavirusin.

11 vjeçarja vlonjate Venera Çelaj ka bërë një gjest që meriton të merret në konsideratë! 

Ajo ka dashur të sensibilizojë artistët për “çështjen koronavirus” nëpërmjet një vizatimi që e ka bërë edhe tek maska higjenike që e mban të venë, të cilën ju fare mirë e dalloni në foton më sipër.  

Përmes disa fotove të publikuara në profilin e saj të Facebook, Venera tregon se në vend që arti të përdoret për para është më mirë që të përdoret për të gjetur një kurë për koronavirusin.

11 vjeçarja e talentuar i referohet shitjes së një fotoje të një bananeje të ngjitur në mur, për 120 mijë dollarë në dhjetor të vitit të kaluar.

“Trego humanizëm për botën dhe mos bëj shaka me artin për para. Meqë ra fjala, pse nuk i keni përdorur paratë për të gjetur një kurë për koronavirusin? Jam e sigurt se është më mirë të kesh para, por para se t’i përdorësh vdes!”– kështu ka shkruar 11 vjeçarja vlonjate, Venera Çelaj.

Vizatimi i Venera Çelaj dhe postimi i saj në instagram! 

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

COVID-19, masat higjeno-sanitare që duhet të marrin institucionet arsimore në Shqipëri dhe Kosovë

Next Article

Shpallen datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2019-2020

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427