Dokumenti i standardeve profesionale të mësuesit, i hartuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), ka si qëllim kryesor të përshkruajë një vizion për mësimdhënien, me fokus plotësimin e nevojave dhe të interesave individuale të nxënësit për dijen.
Shkolla krijon kushte dhe mundësi që nxënësi: të ndërtojë dhe të zhvillojë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera që kërkohen nga shoqëria demokratike; të zhvillohet në mënyrë të pavarur e të gjithanshme; të kontribuojë në ndërtimin dhe në mirëqenien vetjake dhe të shoqërisë shqiptare, si dhe të përballet në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës. Zbatimi i reformës kurrikulare që bazohet në kompetenca, kërkon ndryshimin e rolit të mësuesit dhe të shkollës, si dhe pritshmërinë ndaj tyre. Mësimdhënia dhe të nxënit me kompetenca kërkon mësues të aftë për të lehtësuar të nxënit e nxënësve, si dhe për t’u siguruar atyre strategji, mjete dhe burime të përshtatshme për ta bërë të nxënit sa më efektiv. Paketa e zhvillimit profesional të mësuesve, pjesë e së cilës është edhe dokumenti i standardeve profesionale të mësuesit, kërkon që zhvillimi profesional i mësuesve të ketë fokus të fuqishëm në rezultatet e nxënësit.
Pyetja që shtrohet është: Cili është impakti i mësimdhënies te nxënësit, pra sa efektive është mësimdhënia?
Të gjithë mësuesve duhet t’u jepet mundësia të marrin pjesë në zhvillim profesional, gjë që i ndihmon ata “të ushqehen” dhe t’u përkushtohen nxënësve në progresin dhe në suksesin e tyre. Zhvillimi intensiv i vazhdueshëm profesional i orientuar në standarde dhe në tregues të matshëm ndihmon mësuesit “të rriten” dhe të vlerësojnë ecurinë e performancës së tyre. Mësuesia është profesioni më i rëndësishëm që ndikon në formimin e brezit të ardhshëm dhe duhet të formohet dhe të zhvillohet duke u bazuar në standarde, të cilat përcaktojnë se çfarë duhet të dijë çdo mësues, çfarë aftësish duhet të demonstrojë dhe nga ç’vlera e qëndrime duhet të karakterizohet.
Dokumenti i standardeve profesionale të mësuesit, i hartuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), ka si qëllim kryesor të përshkruajë një vizion për mësimdhënien, me fokus plotësimin e nevojave dhe të interesave individuale të nxënësit për dijen.
– Në pjesën e parë të këtij dokumenti përshkruhen qëllimi, kujt i adresohen këto standarde, si dhe struktura e tyre.
– Në pjesën e dytë përshkruhen standardet profesionale të formimit të përgjithshëm të mësuesit.
– Në pjesën e tretë përshkruhet mënyra e vetëvlerësimit të performancës së mësuesit duke u bazuar në këto standarde.
– Në “Shtojcë” përshkruhen standardet profesionale të mësuesve sipas lëndëve.
Dokumentin e plotë e gjeni më poshtë në formatin PDF:
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
404233 879022hi very good page i will definaely come back and see once more. 22089
262877 478800I saw plenty of website but I believe this 1 has got something special in it in it 432610
932591 680022Wow, great blog layout! How long have you been blogging for? you make blogging appear effortless. The overall appear of your web internet site is wonderful, let alone the content! 43589
145617 719977Hiya! Amazing weblog! I happen to be a every day visitor to your site (somewhat far more like addict ) of this website. Just wanted to say I appreciate your blogs and am searching forward for a lot more! 843323