Aplikimi i kurrikulës me zgjedhje në arsimin fillor

Përvojat mësimore i shërbejnë përshtatjes së fëmijëve me një formë më të sistemuar të të nxënit nëpërmjet lojës, punës, mësimit si dhe aftësimit të tyre për të bërë dallimin mes lojës dhe detyrës…

Përvojat mësimore i shërbejnë përshtatjes së fëmijëve me një formë më të sistemuar të të nxënit nëpërmjet lojës, punës,mësimit si dhe aftësimit të tyre për të bërë dallimin mes lojës detyrës. Në arsimin fillor,realizimi i procesit mesimor bëhet në mënyrë të integruar në mënyre që marrëdhënia  e fëmijëve me mjedisin natyror dhe me mjedisin e krijuar nga njeriu,të kuptohet në mënyrë sa më të plotë.

Kurrikula me zgjedhje përqendohet në aspektet e mëposhtme:

1. Lidhja e rezultateve të t ë nxënit të kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës. 

2. Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

3. Mësimdhënia me në qendër nxënësin. 

4. Mësimdhënia dhe të nxënit e integruar.

5. Zhvillimi i temave ndërkurrikulare. 

6. Zhvillimi i veprimtarive ndërkurrikulare. 

7. Zhvillimi i veprimtarive ekstrakurrikulare.

Qellimi i kurrikulës me zgjedhje

Kurrikula me zgjedhje ka si qëllim:  

Të nxitë të mësuarin me projekte.

Të krijojë mundësi përzhvillimin e kurrikulës lokale. 

Të trajtojë module me bazë temash që kanë lidhje me problematikat shoqërore, kulturore dhe natyrore. 

Të ofrojë lëndë dhe module të reja, të cilat nuk trajtohen në kurrikulën bërthamë.

Të zgjerojë dhetë thellojë lëndët e kurrikulës bërthamë.

Kurrikula me zgjedhje përmban:

    veprimtari të ndryshme nga kurrikula bërthamë dhe çështjet ndërkurrikulare

    projekte 

    module 

    lëndë të veçanta 

Si lëndë me zgjedhje në bërthamë, ofrohet një pjesë e lëndëveme nivele të ndryshme programesh. Programet mësimore për këtë zgjedhje hartohen në nivel qendror (p.sh. gjuha e huaj e dytë). Lëndë/module të tjera jo të bërthamës janë lëndë/module që lidhen me zhvillimet rajonale, prirjet dhe interesat e veçanta të nxënësve, modulet profesionale etj. Programet mësimore për këto lëndë/module përgatiten apo përshtaten nga shkolla. 

Për nxënësit që kanë vështirësi në të nxënë në disa lëndë dhe që dëshirojnë të përmirësojnë arritjet e tyre në lëndë të veçanta, ofrohet përforcimi. Veprimtaritë shkollore janë angazhime komunitare, klube shkencore/arstistike/sportive, ekspozita, ekskursione etj. Nxënësi zgjedh të marrë pjesë në një numër të paracaktuar veprimtarish shkollore.

Mësimdhënia dhe të nxënit me në qendër nxënësin 

Korniza Kurrikulare promovon mësimdhënien me në qendër nxënësin. Kjo nënkupton që:

− metodat e mësimdhënies duhen përshtatur me nevojat individuale, interesat dhe veçoritë e nxënësve, me qëllim që të sigurohet suksesi i secilit prej tyre; 

− duhet pranuar nga mësuesitqëstilet e të nxënit ndryshojnë nga një nxënës te tjetri; 

− duhen përzgjedhur metoda, teknika dhe strategji të mësimdhënies që nxitin përfshirjen aktive të nxënësve në orën e mësimit; 

− duhen përdorur burime të ndryshme të nxëni që nxitin pjesëmarrjen, vëzhgimin, pavarësinë, kërkimin dhe kureshtjene nxënësve; 

− duhet krijuar një mjedis i këndshëm e miqësornë klasëme qëllim që të nxitet interesi dhe motivimi i nxënësve për tënxënë; 

− duhen njohur dhe trajtuar në mënyrën e duhur nxënësit e talentuar dhe ata që kanë vështirësi në të nxënë. 

Mësimdhënia në fushat e ndryshme të të nxënit do të mbështetet me anë të veprimtarive ekstrakurrikulare të organizuara, si:

– vizita në muze,parqe,vende historike, institucione, galeri, teatër etj.; 

– veprimtari me raste festash të ndryshme; 

– pjesëmarrje në grupet mësimore, në aktivitete të lira dhe në shoqata; 

– diskutime me të ftuar (p.sh. me drejtues të bashkisë, prindër, përfaqësues të bizneseve lokale, politikanë, njerëz të medias etj.); 

– punë me projekte që fokusohet në tema dhe çështje specifike të karakterit shumë dimensional që përkojnë me moshën e nxënësve; 

– organizime ekspozitash (p.sh. artet e bukura, fotografia); 

– shërbime komunitare (p.sh. ndihma për njerëzit në nevojë; mbrojtja e mjedisit; forcimi i lidhjeve midis brezave); 

– lojëra sportive, aktivitete artistike, revista ose gazeta e shkollës etj. Rekomandohet që të gjithë nxënësit të përfshihen në veprimtari ekstrakurrikulare. Sipas preferencave dhe talentit personal, ata mund të jenë pjesë e një grupi në aktivitete të ndryshme: ekipe sporti, grup muzikor, grup vallëzimi, kor, grup teatri etj.

(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)

Florinda Palaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shumica e prindërve janë dembelë dhe neglizhojnë të lexuarin me zë të lartë

Next Article

Piktori i vogël

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427