Ankthi dhe frika nga shkolla

Mësues, frika nga shkolla nuk është një frikë dosido. Frika nga shkolla ka të bëjë me aftësinë, për të patur e thënë fjalën e vet secili dhe për të patur kurajon e aftësinë për tu përballur me të panjohurën.

Edhe pak ditë dhe fillon shkolla. Do të doja. që mësuesit të dëgjonin lutjen time, por edhe unë ashtu si Migjeni i madh nuk kam fuqi prej Perëndie, që ti bëj mësuesit tanë, të mos i trëmbin e paragjykojnë nxënësit e tyre. E megjithatë unë, po ja u drejtoj lutjen, mbase dikush do të më lexojë.

Mësues, kur të jeni në klasë me fëmijët përpiquni tu vini në dukje gjërat, që mbajnë mënd nga mësimet e shkuara apo gjërat e reja, që kanë mësuar gjatë pushimeve. Kështu do të ulin shkallën e ankthit e të frikës dhe fëmijët, do të demostrojnë gjithnjë e më lirshëm dijet e tyre. 

Ankthi (frika iracionale) dhe frika janë të lidhura me mosbesimin e mosvlerësimin e vetes, të cilat janë të lidhura direct me harresën, pasi krijohen në të njëjtën zone trunore. Mësues, nxitini fëmijët, nxiteni mëndjen e tyre të jetë një process aktiv, ku nëpërmjet energjisë, që i jep procesi i rritjes dhe së bashku me informacionin, që do të marrë nga ju të fuqizojnë mendjen e tyre, që të fuqizojë mendimin drejtë shkencës, sporteve dhe arteve. 

Mësues, frika nga shkolla nuk është një frikë dosido. Frika nga shkolla ka të bëjë me aftësinë, për të patur e thënë fjalën e vet secili dhe për të patur kurajon e aftësinë për tu përballur me të panjohurën. Përpiquni mësues të bëni më të mirën edhe pse është vërtet shumë e vështirë. 

Lira Gjika

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ethet e shtatorit

Next Article

Planifikim vjetor, Art Pamor

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427