Anja Çota, nxënësja e vogël dhe e mençur e shahut

Nëpërmjet lojës së shahut Anja thotë se ka fituar dije, sepse shahu është sporti i mendjes. Ajo stërvitet shumë në shah dhe ka një këmbëngulje rezistente, që nuk thyhet lehtë dhe synon që një ditë, të renditet në listën e lojtareve më të mira të shahut.

Anja është një vajzë që ka mbushur 12 vjeç dhe vazhdon klasën e shtatë. Klasën e gjashtë e mbylli me rezultate të larta, sepse ajo përpiqet me të gjitha forcat e saj të ketë mbarëvajtje në shkollë. Për Anjën çdo lëndë ka rëndësinë e saj dhe përgatitet ditë për ditë me seriozitet.

Dita e Anjës

Anja është një vajzë e shkathët dhe e zgjuar. Ajo për çdo problem ka një përgjigje dhe e argumenton mendimin e saj. Nuk stepet asnjëherë, nëse e mendon të drejtë atë që po thotë. Anja është vajzë shumë e shkathët dhe ekspresive. Të bën për vetë me brishtësinë e saj, por ka një mendje të mprehtë. 

Anja fokusohet shumë edhe te mësimet, sepse ajo tashmë e ka kuptuar, që për të luajtur shah duhet edhe një mendje e shëndoshë.

Pasionet për shahun

Pasionet kryesore të Anjës janë shahu dhe basketbolli, me të cilat ka një lidhje të gjatë që prej moshës 5 vjeçare. 

Anja ka marrë pjesë edhe në disa kampionate kombëtare ku ka marrë edhe çmime, por më shumë thotë Anja kam fituar dije, sepse shahu është sporti i mendjes. Ajo stërvitet shumë në shah dhe ka një këmbëngulje rezistente, që nuk thyhet lehtë. Kur Anja i ve një qëllim vetes, atëherë ajo lufton me të gjitha forcat që të ecë përpara pa u ndalur.

Anja na thotë se i pëlqen shumë shahu dhe është sporti që ajo e ndjek rregullisht dhe nuk e ka menduar asnjëherë të heqë dorë. Anja nuk le pa përmendur profesorët e saj, Rozana Gjergjin dhe Ilir Seitaj dhe Kristaq Andonin, të cilët zënë një vend të rëndësishëm në përgatitjen e saj në shah. Anja synon që një ditë, të renditet në listën e lojtareve më të mira të shahut. 

Anja na thotë që pasionin e saj për shahun mundohet t’ja kalojë edhe vëllait të saj më të vogël. 

Koha e lirë

Në kohën e lirë Anja praktikon gjuhët e huaja, sporte të ndryshme si shah, basketboll, futboll, ose del me shoqet. Gjithashtu Anjës i pëlqen të dalë me familjen e saj shëtitje dhe të luajë me vëllain e vogël. Ajo na thotë që na famijlen e saj i respektojnë shumë rregullat e mirësjelljes.

Në një ditë të zakonshme, Anja, në kohën e lirë, pasi ka mbaruar mësimet dhe detyrat, ajo nuk harron të marrë kutinë dhe gurët e shahut dhe të stërvitet. 

Ditët e tjera ajo ndjek edhe sportin e basketbollit dhe luan shumë mirë, madje ka marrë pjesë edhe në disa ndeshje. Por ajo pëlqen shumë edhe futbollin. 

Ka një shkathtësi që i buron natyrshëm dhe e shpalos në sportin e basketbollit dhe futbollit. Anja bie në sy midis moshatarëve të saj për shkathtësinë dhe shpejtësinë që ajo zotëron në fushë.

Çmimet

Në vitin 2017, Anja ka marrë pjesë në “Kampionatin Europian për të Rinj”, në Costanta, Rumani.

Në vitin 2021, Anja ka dalë në vendin e 2-të në “Kampionatin Kombëtar për të Rinj”, për moshat 12 vjeçare të vajzave në Shqipëri.

Ka marrë pjesë në kampionate si: “Tirana Open”, edhe në kampionate online si: “Girls Only Tournament”.

Në vitin 2022 Anja fitoi vendin e 3-të në “Kampionatin Individual të Shahut”, për moshat 12 vjeçare, të vajzave në Shqipëri.

Anjës, i urojmë suksese të mëtejshme në realizimin e ëndrrës së saj për shahun. 

Nga Iriana Papamihali

Artiste, mësimdhënëse, autore teksteve shkollore

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nxënësit dhe prindërit e shkollës në Durrës, nuk duan fëmijën autik në klasë. Kërkojnë zgjidhje

Next Article

Identifikimi i hershëm i çrregullimeve gjuhësore i ndihmon fëmijët të përvetësojnë fjalët në të ardhmen

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427