Angazhojini fëmijët të shijojnë pushimet verore, edhe kur janë në shtëpi

Alternimi mes lojërave virtuale dhe atyre në natyrë e ndihmon cilindo fëmijë të rritet shëndetshëm. Brezi i sotëm i fëmijëve favorizohet nga larmishmëria e zgjedhjeve, mjafton që prindërit t’i angazhojnë të jenë produktiv në lojërat e zgjedhura.

Koncepti i pushimeve verore në optikën e fëmijëve kremtohet si koha e lirive dhe argëtimit pa angazhime shkollore. Në kohët e sotme, ku kryefjalë mbetet teknologjia dhe të mirat e pafundme, fëmijët i orientojnë preferencat më shumë drejt lojërave virtuale krahasuar me ato në natyrë. Edhe gjatë pushimeve në bregdet, marrëdhënia e fëmijës me telefonin apo ipadin është e ngushtë, e thuajse e pandashme. 

Interneti dhe lojërat virtuale janë mburojë për shumë fëmijë me natyrë të ndrojtur, të cilët preferojnë të qëndrojnë brenda mureve të shtëpisë. Sot, qëndrimi i fëmijëve brenda shtëpisë është fenomen shqetësues, pas i lidh fëmijët me teknologjinë. Mbi këtë fenomen, të shumtë janë prindërit që bien dakord. Zgjidhja mbetet e vështirë, veçanërisht kur të dy prindërit janë në punë dhe izolimi i fëmijës në shtëpi është i pashmangshëm. Alternimi mes lojërave virtuale dhe atyre në natyrë e ndihmon cilindo fëmijë të rritet shëndetshëm. Brezi i sotëm i fëmijëve favorizohet nga larshmëria e zgjedhjeve, mjafton që prindërit t’i angazhojnë të jenë produktiv në lojërat e zgjedhura.

Si të kultivoni aktivitete argëtuese për fëmijët?Fëmija mëson se gjatë kohës kur prindërit janë në punë, ai ka mundësi:

  • të luajë videolojëra, të shikojë televizor ose të lundrojë në internettë ngjyrosë, të shkruajë apo të vizatojëtë lexojë një libër artistik me përralla, aventura dhe fantazitë shikojë filma të animuar me bazë edukative, etjtë argëtohet në nje mini pishinë në shtëpi gjatë orëve të nxehta të bëj joga apo ushtrime të lehta fizike, të kërcejë 
  • Fëmija mëson se kur prindërit kthehen në shtëpi, ekzistojnë të tjera mundësi për ta shfrytëzuar kohën e mbetur të ditës, si:

  • të shëtisë në park me familjen, të shoqërohet me miqtë dhe të socializohet, të luajë me biçikleta ose me skuter,të ndjekë sportet ose kurset e preferuara, etj.të gatuaj (të përpiqet) bashkë me mamin ose babin ta kthej kohën e mbledhjes së lodrave të shpërndara nëpër shtëpi si një garë me pjesëtarët e tjerë të familjes 
  • Fëmija mëson se kur prindërit janë të lirë në fundjavë, atëherë ai mund:

  • të argëtohet duke notuar në pishina ose në plazh të eksplorojë përmes ekskursioneve në natyrëtë luajë letra dhe lojëra tryeze me familjarët
  • Fëmija mëson të krijojë dhe të menaxhojë aktivitetet ditore duke u bazuar në sjelljet e prindërve dhe rrethit të ngushtë. Pa dyshim, ka ditë të verës ku vapa fashit çdo veprimtari dhe dëshirë për të dalë nga shtëpia, por krijimi i një rutine argëtuese dhe njëkohësish edukative ndihmon që koha e fëmijëve të jetë investim, jo shpenzim. 

    Përgatiti: Xhoana Jaku

     © Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

    Total
    0
    Shares
    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Previous Article

    Hapet “Shkolla Shqipe” në Affoltern të Zyrihut!

    Next Article

    Angazhojini fëmijët të shijojnë pushimet verore, edhe kur janë në shtëpi

    Related Posts