“Ameba”, përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime

“Ameba” është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale. 

Tregimi “Ameba” rrëfen se si nocioni ndjesor i mallit arrin të mbërthejë dhe të mpijë personazhin, dhe fuqia e mallit është aq e tillë, saqë të krijojë një pavarësi të jashtëzakonshme , sa të arrijë të shndërrohet në një gjallesë njëqelizore, arkaike dhe që në thelb mbart gjenezën e jetës së qenieve të gjalla. 

Po kështu “Milingona” është një tregim i shkurtër piktoresk dhe grotesk, ku personazhe mitike si Sizifi apo Atllasi, janë përmbledhur në pamjen e një krijese kaq të imët, e cila simbolizon jetën dhe vullnetin për ta jetuar i patrazuar. “Boshivarri”, ku ndërthuren tema mbi varret e gjasmuara gjatë sistemeve totalitare dhe historia intime e një Moxarti, i parë me një sy tjetër; “Dinarzadja”, motra e harruar e Sheherezades, edhe pse ajo duhet konsideruar si hallka mnemotike e 1001 Netëve

Një piktor që vizaton një nudo brenda një dhome të errët dhe vendos në lojë xixëllonjat përreth trupit të pozueses së tij… Këtu rrëfehet se si luftohet me barkun e balenës për të shkarravitur brenda saj një hënë, se si përshkruhet vdekja e një Labirinti, se si dashuria është një fuqi estetike dhe dramatike…“Ameba” është një ftesë se si duhet shijuar letërsia dhe se si duhet të ngrihen paktet estetike dhe stilistike. 

Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rreth librit "Gjyshi im ishte një pemë qershie"

Next Article

Rreth librit “Shtrigushja ime”

Related Posts